VIDEO: Përplasje me armë në Bejrut për gjyqin e shpërthimit në port

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Përplasje me armë në Bejrut për gjyqin e shpërthimit në port

Shqyrtimi gjyqësor i shpërthimi të Bejrutit gushtin e vitit 2020 ka provokuar përplasje me armë në kryeqytetin libanez. Mediat raportojnë se janë të paktën 5 të vdekur në Bejrut si pasojë e hapjes së zjarrit që i faturohet mbështetësve të grupit militant shiit, Hezbollah.

Arsyeja për këtë tensionim është vendimi i gjykatës për të hedhur poshtë ankesën e bërë nga disa ish-ministra kundër gjyqtarit Tarek Bitar që është në shënjestër të Hezbollahut. Vendimi jep shpresë se diçka do të dalë në dritë nga arsyet e shpërthimit që la të vdekur në portin e Bejrutit 200 të vdekur dhe ka çuar në një krizë ekzistenciale për Libanin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy