VIDEO/ Zbulohen 70 planetë të vetmuar pa një sistem diellor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Zbulohen 70 planetë të vetmuar pa një sistem diellor

Ata enden në boshllëkun e Hapësirës pa një yll mëmë, pa një objekt për t’u lidhur me të në një orbitë të rregullt. Ata janë “planetë endacakë”, mjaft të ngjashëm me çdo planet në sistemin diellor, por pa një yll referimi. Vitet e fundit disa janë identifikuar, por tani një studim i botuar në “Nature Astronomy” njofton zbulimin e rreth 70 prej këtyre objekteve.

Një zbulim shumë i veçantë, pikërisht për shkak të numrit të madh të planetëve, por edhe për faktin se mund të ndihmojë për të kuptuar origjinën misterioze të këtyre objekteve. Planetët endacakë, të quajtur gjithashtu planetë ndëryjorë ose planetë jetimë, janë jashtëzakonisht të pakapshëm dhe të vështirë për t’u vëzhguar. Nuk ka asnjë yll që i ndriçon ata dhe nuk ushtrojnë asnjë ndikim të rregullt gravitacional në objekte të tjera.

Ky zbulim është kryer duke përdorur teleskopë të ndryshëm, nga Observatori Jugor Evropian (ESO) te Teleskopi Hapësinor Gaia (ESA) dhe teleskopë të tjerë, nga të cilët janë marrë mijëra imazhe në fushë të gjerë që kushtojnë qindra orë vëzhgime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy