Vrasja e një politikani: Misteri Jorg Haider

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e një politikani: Misteri Jorg Haider

Qe vërtet një incident tragjik? 13 vite nga vdekja e liderit të së djathtës austriake e bëjnë akoma edhe më të mjegullt ngjarjen dhe me plot “koinçdenca” të çuditshme.

Ishte 11 tetori i vitit 2008 kur gazetat dhe ditarët televizivë i hapën edicionet e tyre me lajmin e ndarjes nga jeta të Jorg Haider, i mbetur i vrarë në një incident rrugor në moshën 58 vjeçare. Argumento që pas rreth një jave praktikisht u “harrua”. Madhësia politike e personazhit bërë që menjëherë të ulëritej për komplot dhe ende sot ato zëra nuk reshtin se foluri, por paavarësisht nga çdo opinion apo ideologji, mbetet fakti se vdekja e Jorg Haider paraqet akoma sot jo pak aspekte të errëta, për t’u analizuar nën dritën e faktit të pastër të kronikës.

Ngjitja politike dhe vdekja e papritur

Jorg Haider (1950 – 2008), bir një funksionari të Partisë Nacional Socialiste gjatë konfliktit të dytë botëror, themeloi BZO (Aleancën për të Ardhmen e Austrisë) pasi ka qenë lider i Partisë së Lirisë (FPO), formacion konservator që pikërisht nën drejtimin e tij arriti rezultatin më të mirë elektoral në vitin 1999, duke u bërë forca e tretë politike austriake, duke i braktisur parimet ideologjike të liberalizmit dhe duke adoptuar populizmin nacionalist. Haider tejkaloi në konsensus zëvendëskancelarin Norbert Steger, hapja e të cilit ndaj rreshtimit socialdemokrat u pa si një kërcënim ndaj identitetit dhe vetë ekzistencës së FPO.

Advertisement

Në ngjarje hyri edhe Giovanni Malagodi (1904 – 1991), ish president i Senatit dhe lideri i Partisë Liberale Italiane, që u takua me Haider në Firenze dhe diskutoi një artikull mohues të Holokaustit në organin e informacionit rinor të FPO, autori i të cilit u pushua nga puna prej vetë Haider dhe shkaktoi një investigim zyrtar nga ana e Internacionales Liberale. Malagodi kërkoi që mbaheshin parasysh disa zgjedhje politike dhe e kontestoi fort faktin që kongresi i FPO të zhvillohej në Braunau am Inn, vendlindja e Hitlerit. Haider e justifikoi një zgjedhje të tillë me koston e ulët e hoteleve vendorë për të ftuarit në kongres dhe refuzoi çdo akuzë për apologji, por kjo nuk i mjaftoi shmangien e përzënies së FPO nga rreshtimi liberal ndërkombëtar.

Karriera politike e Haider vazhdoi dhe më 1989 u zgjodh Guvernator i Carinzia, por ju desh që të dorëhiqej pse kishte lavdëruar publikisht politikën ekonomike dhe sociale e Rajhut të Tretë. Pavarësisht kësaj, arriti që të tërheqë simpatitë e një pjese të mirë të popullsisë, e pakënaqur nga zgjedhjet e gabuara të Partisë Popullore (OVP) dhe të Partisë Socialdemokrate (SPO) që sëbashku kishin shumicën parlamentare. Në vitin 1999 u rizgjodh dhe në zgjedhjet politike të po atij viti siguroi 26% të votave. Nisi kështu një periudhë bashkëpunimi midis OVP dhe FPO, që megjithëse jo i parë me sy të mirë nga Bashkimi Europian, zgjati deri në vitin 2002, kur Haider ja tërhoqi mbështetjen qeverisë së Wolfgang Schussel.

Në vijim të humbjes elektorale të po atij viti, Haider u dorëhoq nga skena politike, por suksesi i së djathtës të Jean Marie Le Pen në Francë e bindi që të kthehej në aktivitet dhe më 2004 rifitoi guvernatoriatin e Carinzia, duke kaluar 42%. Haider i refuzoi gjithmonë akuzat për antisemitizëm, neonazizëm dhe islamofobi (ishte mik personal i njërit prej djemve të liderit libian Gheddafi dhe e quante veten admirues të kulturës arabe) dhe tregoi një antipati të vendosur konstannte ndaj çdo forme fondamentalizmi, megjithëëse fuqimisht kundër ndërtimit të xhamive në Austri. Në prillin e 2005, bashkë me anëtarë të tjerë të FPO (midis të cilëve e motra, Ursula, ishte presidente e FPO), Haider themeloi Bundnis Zukunft Osterreich (BZO, Aleanca për të Ardhmen e Austrisë), duke ju bërë Sekretar i Përgjithshëm. Zgjedhjet parlamentare të 2008 qenë një sukses i papritur: BZO tejkaloi 10%, duke e futur Haider në qendër të skenës politike për formimin ee qeverisë së re, por natën e 11 tetorit ndërroi jetë prej një përplasjeje të makinës së tij, teksa po kthehej nga një festë për prezantimin e një reviste të rë në një diskotekë të Velden.

Teoria e komplotit

Advertisement

Sipas versionit zyrtar, makina Volkswagen Phaeton V6 me më shumë se 300 kuajfuqi, u përplas prej shpejtësisië së lartë teksa po bënte një paralaëim me 142 km/orë (në një rrugë limiti i së cilës ishte prej 70 km/orë), kërceu dhe përfundoi jashtë rruge, duke u përplasur me një hidrant dhe me një shtyllë betoni. Haider mbërriti pa jetë në spital dhe raporti i autopsisë treonnte për një përqindje alkooli në gjak prej 1.8gr/l, kundrejt një limiti të lejuar prej 0.5 gr/l.

Në muajin prill autoritetet austriake i mbyllën formalisht hetimet, duke e përjashtuar çdo hipotezë komploti. Në të kundërt, nisi polemika lidhur me orientimin seksual të Haider dhe mbi “miqësinë e veçantë” e supozuar të tij me Stefan Petzner, pasues i caktuar në presidencën e partisë, si edhe teori të ndryshme komplotiste të ushqyera për më tepër nga fakte patjetër të “dyshimta”. Mbi të gjitha dyshimet lidhur me orën përpara vdekjes, që sipas rindërtimit zyrtar nuk është aspak e shpjegueshme dhe i ofron hapësirë konspiracioneve të ndryshme. Për tabloidin “Oesterreich” ajo që ka trazuar ujërat, duke hipotezuar se Haider, pasi ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar na diskotekën tashmë të përmendur “Le Cabaret”, ku për më tepër nuk kishte përdorur pije alkoolike, përveç disa gotave shampanjë, e ka lënë lokalin shumë kohë përpara nga sa përcaktohet dhe do të “zhdukej” për rreth 1 orë, kështu që do të shikohej bashkë me një mik të ri në një lokal gei në Klangefurt. Pikërisht në këtë lokal Haider do të abuzonte me pijet alkoolike, sidomos me vodkë, dhe do të dilte rreth orës 1 të mesnatës në kushte dukshëm jo të mira. Dikush do t’i ofrohej që ta shoqëronte për në shtëpi, por Haider do të hipte i vetëm në makinë duke e humbur jetën, sipas autopsisë, në orën 1 e 18 minuta.

Një tjetër version thotë se Haider, aspak i dehur, po shkonte në shtëpinë e nënës plakë për t’i festuar ditëlindjen e 90-të. Sipas asaj që refrohet nga ndihma e shpejtë, plagët e rënda në toraks dhe në kafkë të shkaktuara si pasojë e kapërdimeve të shumta të makinës nuk i kanë lënë rrugëdalje.

E shoqja, Claudia, ja ka pezulluar procesin e kremimit, duke kërkuar që ndaj tij të bëhej një autopsi tjetër. Faktikisht, sipas zonjës Haider, ajo në të cilin ka humbur jetën burri i saj nuk ishte aspak incident, por rezultat i një konspiracioni. Claudia Haider ka hedhur dyshime të rënda lidhur më saktësinë e autopsisë së parë të kryer mbi trupin e të shoqit, pasi thekson se duhej të analizoheshin vetëm kampionë urine dhe indi organik dhe ka kërkuar që kufoma e liderit austriak duhej të dërgohej në Itali për autopsinë e dytë, por autoritetet vendore e kanë refuzuar, duke e quajtur “jashtë juridiksioni”. Gjithësesi, një mundësi e tillë më pas është përjashtuar nga urdhëri që ka vendosur për kremimin.

Advertisement

Në mbështetje të teorisë së vejushës Haider, që pa t’i mohhej autorizimi, disa miq dhe anëtarë të partisë i së cilës Haider ishte themelues, kanë deklaruar se ka qenë i droguar dhe jo në vete kur makina është përplasur. Dyshimi është se i është dhënë një dozë vdekjeprurëse Tropfen, substancë e njohur si “Pikla KO”, narkotik i fuqishëm.

Pas mbylljes së hetimeve lidhur me incidentit, duket që skeleti i makinës nuk është asgjësuar, por është blerë 40000 euro nga partia e Haider. Më pas, revista “Karnten Monat” zbuloi se mbetjet e makinës me të cilën Haider gjeti vdekjen, në realitet do të ruhej fshehurazi në një magazinë Lavantal, lugina më lindore e Karincisë. Qysh atëhere nuk është ditur më asgjë, derikur “Karnten Monat” investigoi lidhur me të, duke zbuluar se gjatë gjithë këtyre viteve do të ruhej e sigurtë nga sytë e kurreshtarëve dhe kostot e ruajtjes do të ishin në ngarkim të një avokati të quajtur Ragger, anëtar i partisë së Haider dhe mik personal i tij, prej bindjes se “zhvillimet e reja teknologjike” mund të lejonin të rianalizoheshin mbeturinat e Phaeton V6 dhe të zbuloheshin shkaqet e vërteta e incidentit. Hetuesit e ngarkuar dhe vetë kompania prodhuese automobilistike e kishin përjashtuar qysh në fillim vënien dorë tek makina, por disa kolegë të partisë nuk qenë bindur dhe ende sot besojnë se Haider është vrarë.

Siç është e njohur, pas analizimit të mbeturinave të makinës, Prokuroria e Klagenfurt që hetoi lidhur me incidentit bëri të njohur se Haider po udhtëtonte me më shumë se dyfishin e kufizimit të lejuar të shpejtësisë, duke i zhvlerësuar të gjitha konsipracionet e mundshme lidhur me shkaqe të tjera, siç ka deklaruar kryeprokurori i saj Gottfried Kranz.

Elementë të tjerë janë një gjurmë e gomave në asfalt, prej rreth 200 metrash, përpara përplasjes, dhe shenja të përmbysjes për 36 metra të tjera. Por dyshime mbesin edhe lidhur me fakte të tjera: zhdukja e tubave lidhës midis motorit e frenave dhe disa pjesëve të tjera mekanike; mungesa thuajse totale e gjakut brenda automjetit; gjetja e krahut të majtë të Haider (pa orë…) në rreth 300 metra larg nga vendi i përplasjes dhe me shenja dukshëm të papajtueshme me dinamikën e incidentit.

Advertisement

Edhe pse fantazi, teoria e komplotit tërheq gjithmonë, sidomos nëse i referohet një personazhi si Haider, i dashur dhe i urryer. Ama një gjë është të pohosh se Haider është vrarë nga pushtete okulte që donin të ndalonin veprimin e tij politik, një gjë krejt tjetër të thuash se ka vdekur duke dalë nga rruga, pasi kishte pirë shumë dhe po voziste me shpejtësi të lartë.

Të bindur për faktin që Haider nuk ka vdekur prej një incidenti banal, drejtuesit e BZO të Karincisë kanë bërë një denoncim edhe në Prokurorinë e Vjenës, duke akuzuar as më pak e as më shumë se Mossadin izraelian, me dokumentacion të shumtë të përpunuar nga Moshe Friedman, eksponent ultraortodoks me origjinë amerikane dhe mohues i zjarrtë i holokaustit, si edhe autor i librit me titull “Rabini, Mossadi dhe vrasja e Jorg Haider”, i cili shprehet absolutisht i bindur se lideri i BZO është vrarë.

Prokuroria e Vjenës ka gjykuar se denoncimi duhej pranuar dhe ja ka përcjellë dokumentat Prokurorisë së Klagenfurt, kompetente territoriale, por ka shumë pak të ngjarë që të mos arrihet kurrë në një rihapje të çështjes, pasi procesverbalet zyrtare pohojnë se nuk ka arësye të dyshohet se rezultatet e incidentit janë manipuluar në bazë të elementëvve të shumtë, midis të cilëve fakti që shefi i policisë së landit, Ernst Friesenegger, ishte njeri i besuar i vetë Haider, që ja kishte miratuar emërimin. Në mbështetje të një teorie të tillë fakti se, edhe duke pranuar përfshirjen e Mossadit apo të organizmave të tjerë, Haider do të ishte eliminuar shumë kohë më parë, kur konsiderohej “rreziku publik numër një” në Europë dhe kur kishte miratuar zgjedhje të shkëshilluara, si blerja e Eurofighter apo privatizimin e pasurisë së pamatë e ndërtimtarisë banesore publike apo, më tej, faktin që kishte vendosur të garonte për kancelar.

Pyetje pa përgjigje

Advertisement

Ekzistojnë elementë të mëtejshëm që u japin peshë jo pak dyshimeve, si deklarata e Peter Thul, zëdhënës zyrtar i kompanisë Volkswagen, sipas të cilës “bëhet fjalë për një prej makinave më të sigurta të botës, e cila duhej ta kishte përballuar incidentin e Klagenfurt”, përveçse për të saktësuar më pas se nuk kishte thënë këtë apo se nuk ishte shprehur kështu. Edhe kjo nuk korrespondon, por nuk është gjithçka. Në një farë mënyre duket sikur automjeti ishte në vendin fals të incidentit apo sikur automjeti fals ndodhej në vendin e duhur të incidentit.

Qysh në epokën e hetimeve, pyetjeve të caktuara nuk u janë dhënë përgjigje: ku është pjerrësia që ka bërë të përmbyset makina? Pse pjesa e sipërme e Phaeton rezulton e shkatërruar në mënyrë kaq asimetrike? Pse turiri i makinës makinës rezulton rrafsh me tokën, deri në shpërthimin e gomave, ndërsa bishti i saj është i ngritur? Çfarë i ka ndodhur nj makine që pjesën e përparme e ka të ulur poshtë, ndërsaa të prapmen të ngritur lart? Pse pjesa e majtë e shasisë është e përthyer sikur ndonjë peshë e madhe të ishte ushtruar mbi makinë? Dhe akoma: nëse makina është përplasur ballore me një mur guri 25 centimetra të lartë (dhe jo një “shtyllë betoni”), atëhere pse është dëmtuar vetëm ana e majtë dhe jo e djathta?

Nëse shoferit i është këputur krahu: ku është pellgu i madh i gjakut i shkaktuar nga një gjë e tillë? Pse nuk ka gjak nga ana e shoferit? Pse dyert janë shkëputur krejtësisht dhe pothuajse të papdëmtuara afër automjetit dhe duken sikur janë çmontuar? Pse në foto nuk shikohen as targa e përparme dhe as ajo ajo e prapme, që janë zhdukur? Ku është hidranti që me sa thuhet ka goditur automjetin? Nga dalin vrimat: ajo e madhe që ndodhet në çatinë e makinës sipër vendit të shoferit dhe dy të voglat në kofanon e motorit? Duke e përmbledhur: aasnjë targë, dëme të papajtueshme të automjetit, thuajse aspak gjak. Me pak fjalë, automjeti duket se ka të bëjë pak ose aspak me vendin e incidentit.

Zërat që mbështesin teorinë e komplotit kanë kështu me çfarë të ushqehen, duke pasur parasysh edhe dëshmi të ndryshme të mbledhura nga e përditshmja vjeneze “Der Standard”: “Rruga ku ka ndodhur incidenti është me dy korsi në të dyja anët dhe është e drejtë. Haider voziste një Phaeton, me stabilizues drejtimi, një automjet jashtëzakonisht i sigurtë. Dikush duhet të ketë vënë dorë në të”. Gjithë kësaj i shtohen deklarimet e Gerhard Wisnewski, reporterit investigativ dhe autor i librit “Jorg Haider: Incident, vrasje apo atentat?”: “Ke ende shumë pyetje të mbetura të tilla dhe besoj se ka shumë të ngjarë që Jorg Haider të jetë vrarë për motive politike”.

Advertisement

Në mbyllje, për t’u marrë në konsideratë një takim misterioz që Haider kishte pasur me një përfaqësues jo të identifikuar të një banke të mirënjohur amerikane dhe me të cilin kishte pasur një grindje të dhunshme për motive që nuk janë bërë kurrë të njohura; refuzimi i prerë i guvernatorit të Karincisë për të konsideruar një aleancë politiko – ekonomike me Berlinin dhe kundërshtimi po aq i prerë ndaj monedhës së vetme europiane me projektin relativ e krijimit të një bashkimi midis vendeve me të njëjtin vizion; disa “veçanti” të tjera, që vështirë se duken si koinçidenca dhe sidomos disa vdekje të dyshimta, menjëherë pas asaj të guvernatorit të Karincisë, si ajo e dy fshatarëve që nga dritaret e banesës së tyre qenë dëshmitarë të ngjarjes (“Kemi parë një makinë që ecte me shpejtësi, të ndjekur nga dy të tjera”) dhe që telefonuan për të njoftuar ndihmën e shpejtë, të dy të vdekur papritmas 10 ditë më vonë, ashtu si specialisti mekanik i policisë së Innsbruck, i ngarkuar me analizimin e mbetjeve të makinës, i gjetur i vdekur nga infarkti në një përrua malor teksa po peshkonte për trofta. Ishte vetëm 26 vjeç.

Storia Verita- Përgatiti Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy