Xi bën thirrje për më shumë “besim politik” mes Kinës dhe Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xi bën thirrje për më shumë “besim politik” mes Kinës dhe Turqisë

Presidenti kinez, Xi Jinping, është takuar të premten me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke bërë thirrje për “besim të ndërsjellë politik” në mes të të dyja palëve.

 

Ai i ka bërë këto deklarata në një samit rajonal të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që po zhvillohet në Uzbekistan.

 

Advertisement

Turqia është partnere dialoguese në këtë organizatë, e cila është themeluar më 2001 dhe përbëhet nga Kina, India, Pakistani, Rusia dhe disa shtete tjera të ish-Bashkimit Sovjetik.

 

“Të dyja palët duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të respektojnë interesat themelore të njëri-tjetrit dhe të konsolidojnë themelet e bashkëpunimit strategjik Kinë-Turqi”, ka thënë Xi, sipas transmetuesit shtetëror kinez.

 

Advertisement

Xi ka bërë thirrje edhe për më shumë bashkëpunim në iniciativën e tij globale, Brezi dhe Rrruga, dhe ka thënë se dy shtetet duhet të kontribuojnë në sektorët e furnizimeve me energji dhe ushqim.

 

Lidhjet e Pekinit me Ankaranë kanë mbetur në hije, për shkak të dyshimeve ndërkombëtare se Kina abuzon me të drejtat e ujgurëve – minoritetet mysliman që gjendet në rajonin Ksinjiang.

 

Advertisement

Xi është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin iranian, Ebrahim Raisi, në kuadër të samitit./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy