“Zbehja” e imunitetit të fituar nga vaksina me kalimin e kohës dhe mundësia e një doze të katërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zbehja” e imunitetit të fituar nga vaksina me kalimin e kohës dhe mundësia e një doze të katërt

Me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, gjithnjë e më shumë vende në botën e zhvilluar kanë miratuar dozën përforcuese të Covid, por me qasje të ndryshme. Greqia ka miratuar dozën e tretë për personat mbi 18 vjeç, gjithashtu qeveria po shqyrton mundësinë ta bëjë të detyrueshme dozën e tretë edhe për personat mbi 65 vjeç.

Franca ka zbatuar të njëjtën metodë.

Miratimi i dozës së tretë për shkak të variantit Delta dhe uljes së imunitetit

“Disa prej nesh kanë nevojë për një dozë përforcuese për dy arsye. E para është për shkak se  mbrojtja kundër sëmundjeve të lehta deri në mesatare  duket se reduktohet me kalimin e kohës, veçanërisht në mesin e të moshuarve,” tha epidemiologia e Universitetit të Kolumbisë, Jessica Justman.

Advertisement

“Arsyeja e dytë është se varianti delta është më ngjitës. Kjo do të thotë se të gjithë, madje edhe personat e vaksinuar, kanë nevojë për një dozë përforcuese. “Doza përforcuese ndihmon forcimin  e sistemit tonë imunitar.”

Sipas saj, ekziston mundësia që hendeku prej disa muajsh midis dozave fillestare të vaksinës dhe përforcuesve të ndihmojë sistemin imunitar të formojë një përgjigje të fortë për një periudhë shumë më të gjatë kohore sesa regjimi fillestar. Por ne kemi nevojë për më shumë të dhëna për të dhënë një përgjigje përfundimtare për diçka të tillë, raporton abcnews.al

Dhe pa një dozë përforcuese, vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë

Monica Gandhi, një specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, tha se është e rëndësishme të kemi parasysh se edhe pa një dozë përforcuese, vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë.

Advertisement

Mundësia për një dozë të katërt është e hapur.

Presidentja e EINAP-it, Matina Pagoni la të hapur mundësinë për një dozë të katërt. Më konkretisht, për shkak të mutacioneve të virusit. SHBA është duke shqyrtuar këtë mundësi dhe ne po shohim rezultatet e studimeve dhe po përshtatemi me rrethanat.  Vitin e kaluar, askush nuk priste që varianti Delta do të ishte kaq ngjitës.

Pagoni tha se doza e tretë rekomandohet pas 6 muajsh nga marrja e dozës së dytë. “Shkenca bazohet në të dhëna.  Ne nuk mund ta themi të sigurt nëse vitin e ardhshëm do të miratojmë ose jo një dozë të katërt.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy