Zelensky: Dua të takoj Xi Jinping/ Biden: Do përgjigjemi nëse Kina i jep armë Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Dua të takoj Xi Jinping/ Biden: Do përgjigjemi nëse Kina i jep armë Rusisë

Pas propozimit të planit 12 pikësh të Kinës, për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se ka në plan të takojë Xi Jinping, për të diskutuar mbi propozimet e Pekinit.

 

“Unë me të vërtetë dua të besoj se Kina nuk do të furnizojë me armë Rusinë”.- është shprehur Zelensky. Por autoritetet kineze, deri më tani nuk i janë përgjigjur publikisht thirrjes së Kievit. Plani i Kinës kërkon bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.

 

Advertisement

Megjithatë në dokument nuk specifikohet se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina ndërsa dënohen “sanksioneve të njëanshme”, në atë që shihet si një kritikë ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.

 

Ndërkohë në një intervistë, presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se SHBA do të përgjigjen, nëse Kina do të furnizojë me armë Rusinë, por thekson se nuk ka asnjë provë se Pekini po e bën këtë.

 

Advertisement

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa bankave ruse, kompanive dhe individëve, për shkak të ndihmës që i kanë dhënë Moskës. “Veprimet e sotme, së bashku me masat shtesë të marra nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Tregtisë dhe Zyra për Tregti e SHBA-së, në koordinim me aleatët dhe partnerët e G7-s, edhe më tej izolojnë Rusinë dhe godasin ekonominë e saj” – thuhet në reagimin e departamentit të thesarit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy