Zelensky: Jemi gati të pranojmë neutralitetin, por me garanci sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Jemi gati të pranojmë neutralitetin, por me garanci sigurie

Në një intervistë të gjatë rreth 90 minuta, presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky tha se shteti i tij është i përgatitur të diskutojë me Rusinë, miratimin statusit neutral.

Në këtë intervistë dhënë mediave të pavarura ruse, Zelensky thotë se si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, raporton Reuters.

“Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha ai në video-intervistë.

Udhëheqësi ukrainas, duke folur në rusisht gjatë gjithë kohës, shton se pushtimi rus ka shkaktuar shkatërrimin e qyteteve që flasin gjuhën ruse në Ukrainë.

Advertisement

Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Reuters citon presidentin Zelensky.

Por presidenti ukrainas shton se Ukraina ka refuzuar të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.

Moska zyrtare kërkoi nga mediat që të mos transmetojnë këtë intervistë të presidentit ukrainas. Mediat të cilat e transmetuan, në Moskë janë shpallur si “agjentë të huaj”.

Rusia ka kërkuar vazhdimisht çmilitarizimin e Ukrainës si dhe ndalimin e përpjekjeve të saj për të bërë anëtare e NATO-s.

Advertisement

Negociata të reja pritet të nisin të hënën në Turqi në mes të Ukrainës dhe Rusisë./R.E.l

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy