Zonja e parë Biden viziton Ukrainën; ruset shtojnë sulmet në Mariupol

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zonja e parë Biden viziton Ukrainën; ruset shtojnë sulmet në Mariupol

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të amerikës, Jill Biden zhvilloi një vizitë të jashtëzakonshme në ukrainë ku u takua me bashkëshorten e presidentit volondymir zelensky,olena. Takimi mes dy zonjave u realizua në ditën e nënës, një festë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

 

Shkolla ku ato u takuan është kthyer në strehim të përkohshëm për të zhvendosurit ukrainas nga zona të tjera të vendit.

 

Advertisement

Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau ka udhëtuar në Ukrainë ku do të takohet me presidentin zelenski për të rikonfirmuar edhe njëhëre mbështetje e palekundër të kanadas.

 

Ndërkohë situata në erren vijon të jetë e tensionuar. Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është nën bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse që përpiqen të marrin bastionin e fundit të mbetur në qytetin port. Sipas zyrtareve perendimore, moska po tenton të marrë kontrollin e plotë të qytetit port  një ditë para se Rusia të festojë 77-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

 

Advertisement

Presidenti rus mund të shfrytëzojë 9 Majin për të shpallur zyrtarisht luftë, ndërsa sulmet janë shtuar si një tentativë për t’i prezantuar ato më pas si fitore vendimtare.

 

Me herët, si pasojë e një sulmi në një shkollë në luhansk kanë humbur jetën të paktën 60 qytetarë.Referuar deklaratave të autoriteteve ukrainase, në atë godinë po strehoheshin  90 persona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy