139 raste të reja me Covid -19 në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer gjithsej 1.424 testime për Covid-19, ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja, prej tyre 25 riinfektime.

Në total 86 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar vetëm një person i vdekur nga Shkupi (73 vjeçar), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi më datë 01 Maj 2022.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.026.507 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.063, numri i të shëruarve është 300.107, numri i të vdekurve është 9.284 dhe numri i rasteve aktive është 672.

Advertisement

139 raste të reja me Covid -19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy