Administrata e MPB-së në Maqedoni po shqyrton mundësinë për grevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bllokim total të vendit nga grevat paralajmëroN Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë. Arsyeja kryesore janë pagat e ulëta, e sidomos mos respektimin e vendimit për pagë minimale nga institucionet.

“Po na lajmërohen edhe shumë sindikata, mund të ndodhë që në periudhë të shkurtë, në një të ardhme të afërt të mos them se Maqedonia mund të bllokohet tërësisht nga grevat. Për këtë shkak apeloj që të mos drejtojnë energjinë kah ngufatja e kësaj greve, por le ta drejtojnë energjinë kah ajo që do të thotë negociata dhe dialog social. Vetëm kjo është rruga me të cilën do të zgjidhet problemi i sindikatës tonë dhe gjithë sindikatave tjera”, deklaroi Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së organizatave Sindikale të Maqedonisë.

E në përkrahje të grevës së Sindikatës për Librat Amë, do të vijë edhe Sindikata e Pavarur e Policëve. Kryetari i saj Goce Dellçev bëri të ditur se edhe departamenti administrativ në kuadër të MPB-së është duke shqyrtuar mundësinë për grevë me të njëjtat kërkesa.

“Kështu që opinioni duhet ta dijë se kjo që ne afro një muaj kemi si grevë nga ana e Drejtorisë, shumë shpejtë mund të ndodhë që të zgjerohet edhe tek një pjesë e të punësuarve të policisë. Po ndodh diçka e çuditshme pasi që paraprakisht po përgatisin persona zëvendësues për sportele që do të bëjnë fotografimin për pasaporta në rast se vendoset për grevë për një numër të caktuar të të punësuarve në polici”, tha Goce Dellçev – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policëve

Advertisement

Ndryshe, Sindikata e Librave Amë nesër sërish do të protestojë para Ministrisë së Drejtësisë./TV21/

Administrata e MPB-së në Maqedoni po shqyrton mundësinë për grevë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy