Agjencia e Zbulimit: Çulev nuk është përjashtuar nga puna, por është pezulluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agjencia e Zbulimit: Çulev nuk është përjashtuar nga puna, por është pezulluar

Naqe Çulev nuk është përjashtuar nga Agjencia e Zbulimit, ai prej 8 qershorit të vitit 2022 është suspenduar nga puna, thuhet në përgjigjen e Agjencisë në pyetjen e AIM në lidhje me publikimin e sotëm të ish-ministrit teknik të Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Agjencisë së Zbulimit se pas 25 viteve shërbim më nuk është pjesë e sistemit të sigurisë.

“Më 08.06.2022, Naqe Çulev është suspenduar nga puna. Shkak i suspendimit është Vendimi marrë nga Drejtoria e Sigurisë së Informatave të Klasifikuara me të cilën rregullohet materia në lidhje me certifikatën e sigurisë. Deri në këtë moment Naqe Çulev nuk është përjashtuar nga Agjencia. Me këtë Agjencia e Zbulimit konstaton se Naqe Çulev manipulon me publikun”, bëhet e ditur në përgjigjen e Agjencisë.

Paraprakisht Çulev në Facebook publikoi se pas 25 viteve në shërbim të atdheut më nuk është pjesë e sistemit të sigurisë.


Shkarkohet nga detyra Naqe Çulev, akuzon LSDM-në për regjim institucional

Advertisement

“Pas më shumë se 25 vitesh në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të Maqedonisë, jo për fajin tim, për keqardhjen time, nuk jam më pjesë e sistemit të sigurisë. Regjimi kriminal që drejton qeverinë dhe fatkeqësisht drejton vendin me të gjitha forcat e tij, më ka goditur mua dhe integritetin tim profesional. Unë jam njeri – një profesionist që e ndërtoi karrierën e tij hap pas hapi, duke filluar nga shkalla më e ulët në shërbim”, ka shkroi Çulev.

Ai bëri të ditur se gjithë këto vite ishte “në radhët e para të mbrojtjes së rendit kushtetues, sovranitetit territorial dhe integritetit dhe sigurisë dhe interesave të Maqedonisë”.

Advertisement

“Unë e dua vendin dhe kam kontribuar për të. Kam marrë pjesë edhe në shumë operacione për mbështetjen e sigurisë ndërkombëtare, për të cilat kam marrë çmime dhe mirënjohje nga disa ish-drejtorë të institucionit amë dhe presidenti i shtetit, si dhe nga partnerë ndërkombëtarë”, shtoi ai në postim.

Agjencia e Zbulimit: Çulev nuk është përjashtuar nga puna, por është pezulluar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy