Ahmeti me video ku thumbon Zaevin dhe Mickoskin: Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Facebook” në videon e shpërndarë ku shihen ish-kryetari i LSDM-së, Zaev dhe kreu i OBRM-PDUKM-së, Mickoski duke akuzuar BDI-në, shprehet se dikur LSDM dhe sot OBRM-PDUKM kanë të njëjtën fushatë, të njëjtin narrativ dhe e njëjta strategji.

“Janë qytetarët ata që vendosin fatin e partive politike në vend dhe përcaktojnë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit në përputhje me pritshmëritë e tyre. Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreeativ, me ritransmetime të shpeshta me aktorë të ndryshëm”, shprehet Ahmeti.

Ai shton se punën në të mirën e shoqërisë dhe të qytetarëve si dhe të instalimit të politikave konstruktive dhe bashkëpunimit midis subjekteve në të mirën e vendit do ta vazhdojnë. Ahmeti po ashtu bën thirrje të gjitha partitë politike të merren me projekte dhe programe.

“Vota e qytetarit në demokraci dhe shoqëri multietnike është e shenjtë dhe përcaktuese për stabilitetin institucional të vendit dhe me doemos duhet respektuar nga të gjithë që synojnë të bartin përgjegjësi për ta drejtuar vendin duke ndërtuar politika të qëndrueshme, pa i përsëritur gabimet e të kaluarës”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Ahmeti me video ku thumbon Zaevin dhe Mickoskin: Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreativ shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy