Ambasadorja amerikane në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin në BE të RMV-së dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga pika kufitare e Qafë Thanës, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se ndihma e ShBA-së po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.

E pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, Ambasadorja Kim tha se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjellë”.

“Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim”, tha ambasadorja Kim.

Advertisement

Ajo shtoi se pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin në BE të RMV-së dhe Shqipërisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy