Angellov për lapidarin në Sllupçan: Secila palë t’i nderojë viktimat e veta nga konflikti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angellov për lapidarin në Sllupçan: Secila palë t’i nderojë viktimat e veta nga konflikti

Ish-komandanti i forcave policore maqedonase gjatë vitit të 2001 – kur edhe zhvillohej konflikti mes UÇK-së, Stojançe Angellov ka reaguar përmes një shkrimi pas përurimit të kullës përkujtimore për nder të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Sllupçan.

Ai ka thënë se si ish-pjesëtarë në konfliktin e vitit 2001 bën apel që mos të krijohen tensione ndëretnike, gjegjësisht që secila palë t’i nderojë viktimat e veta nga konflikti.

“Prandaj, ju bëj thirrje që të mos ngrihet tension i panevojshëm ndëretnik për monumentin e ri të UÇK-së, sepse unë, si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e Maqedonisë në vitin 2001, më mbetet vetëm t’i përgëzoj trashëgimtarët e UÇK-BDI-së, për respektin që tregojnë ndaj viktimave nga radhët e tyre. Ata le të nderojnë të vetët, ne le t’i nderojmë të vdekurit tanë dhe le të bëjmë më të mirën të gjithë së bashku në Maqedoni që të mos ndodhë më kurrë lufta dhe më në fund të mbizotërojë paqja e plotë ndëretnike”, ka shkruar mes tjerash Angellov.

Në fund, ai ka thënë se në Maqedoni ka pothuajse njëqind monumente dinjitoze, memoriale si dhe objekte të rëndësishme që mbajnë emrat e mbrojtësve të rënë maqedonas nga viti 2001.

Advertisement

Ali Ahmeti: Jam i bindur se po i jetësojmë politikisht amanetet e dëshmorëve

Angellov për lapidarin në Sllupçan: Secila palë t’i nderojë viktimat e veta nga konflikti shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy