Apostoloski: Akoma ka shtetas të Maqedonisë që kanë mbetur në Siri dhe Irak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më tani në vend janë kthyer rreth 76 shtetas të Maqedonisë së Veriut që i ishin bashkuar organizatës terroriste ISIS, kryesisht çifte bashkëshortore madje dhe me fëmijë të vegjël.

Ndërsa 20 deri në 30 shtetas të Maqedonisë janë ende në burgje.

Zllatko Apostoloski, koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, konfirmon se ende ka qytetarë që mbeten në zonat e luftës në Siri dhe Irak, por nuk e di se sa është në total ai numër.

“Qytetarët që ishin në zonat e luftës sigurisht që paraqesin rrezik për shoqërinë duke qenë se ata morën pjesë në luftë dhe morën pjesë aktive atje. Megjithatë, pas vuajtjes së dënimit me burg, ata trajtohen si qytetarë të lirë, në baza vullnetare mund të përfshihen në planin kombëtar për risocializim dhe riintegrim. Nëse i bashkohen planit social, aty përfshihet edhe përkrahja psiko-sociale, dhe përmes Agjencisë së Punësimit mund të hyjnë në projekte punësimi, si dhe ndihmë sociale të natyrës tjetër”, thotë Apostoloski.

Advertisement

Ai theksoi se komuniteti i biznesit kërkon garanci të caktuara për të punësuar të kthyerit nga pikat e nxehta ushtarake në Lindjen e Mesme.

“Kemi pasur një takim pune me komunitetin e biznesit dhe është normale që të gjithë të kërkojnë garanci të caktuara të sigurisë. Kur shihen të gjitha aspektet, është mirë t’i ndihmojmë dhe t’u japim atyre një shans për të gjetur një punë. Ata mund të shfrytëzojnë edhe subvencionet shtetërore të ofruara përmes Agjencisë së Punësimit dhe nuk do të kenë asnjë pengesë për atë që kanë qenë dhe kanë dalë nga burgu”, theksoi ai.

Grave e kthyera nga zonat e luftës në Siri dhe Irak nuk u është lëshuar asnjë fletëdëshmi se kanë qenë të perfshira në luftë, ndaj për këtë arsye janë kthyer në familjet e tyre.

 

Advertisement

Apostoloski: Akoma ka shtetas të Maqedonisë që kanë mbetur në Siri dhe Irak shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy