Ishte dënuar me 4 vjet e gjysmë burg por i ikte mbajtjes së tyre, prandaj Gjykata Penale në Shkup ka shpallur fletarrest për një 27-vjeçar nga Haraçina. Pas shpalljes së fletarrestit, ai është arrestuar sot në Haraçinë.

“Sot (28.07.2023) në ora 11:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë arrestuar A.A.(27) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej katër vjet e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale 418 të Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

The post Arrestohet një 27-vjeçar nga Haraçina, kërkohej me fletarrest qendror appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";