Arrihet marrëveshja për pagën e makinistëve te hekurudhat e Maqedonisë, komunikacioni u normalizua prej orës 20:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni hekurudhor në shtet do të normalizohet sonte në orën 20 pasi përfaqësuesit e personelit të makinistëve dhe të udhëheqësisë në HRMV Transport vonë pasdite arritën marrëveshje për pagesën e pjesës së dytë të pagës së qershorit dhe për fillimin e bisedimeve për ndryshime në aktin e sistematizimit, konfirmoi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit të makinistëve.

Komunikacioni, që është ndërprerë prej orës 13 sot kur të punësuarit filluan bojkotin, sipas paralajmërimeve të Dimovskit, do të normalizohet me trenin për Manastir 645 në orën 20 e 5 minuta.

“Është arritur marrëveshje me menaxhmentin e HRMV Transport për të paguar pjesën e dytë të pagës për muajin qershor të premten, si dhe për fillimin e negociatave për kërkesat e parashtruara për ndryshime dhe plotësime në sistematizim me çka do të rritet koeficientin e kompleksitetit për stafin mekanik, ndërsa është e mundur dhe për të gjithë të punësuarit”, deklaroi Dimovski.

Gjatë ndërprerjes disaorëshe të komunikacionit hekurudhor, nuk është realizuar qarkullimi i dy trenave të udhëtarëve nga Shkupi për Manastir dhe për Gjevgjeli, përderisa në ata të mallrave nuk kishte anulime.

Advertisement

The post Arrihet marrëveshja për pagën e makinistëve te hekurudhat e Maqedonisë, komunikacioni u normalizua prej orës 20:00 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy