ASH: Lutje për viktimat, turp për pushtetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese për media, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari.

Nga kjo parti luten për viktimat, ndërsa shprehin keqardhje “për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike”.

“Paftyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të dhimbshëm. Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defilime ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty”, thonë nga ASH./Telegrafi/

ASH: Lutje për viktimat, turp për pushtetarët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy