“Pas uzurpimit të pozicioneve drejtuese në të gjitha institucionet, Qeveria monoetnike e OBRM-PDUKM-së tani ka vendosur të pastrojë nga shqiptarët edhe radhët e policisë së rregullt”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Siç theksojnë nga ASH, me ndryshimet e reja të propozuara në Kuvend, fshierja e nenit 96 që parasheh përfaqësimin e drejtë etnik dhe gjinor, nuk është i vetmi ndryshim që godet shqiptarët. Përveç kësaj, në propozim parashihet që policia të mund të realizojë edhe punësime pa konkurs. Kur kemi parasyshë qasjen e deritanishme të kësaj qeverie, kuptohet lehtë se punësimet pa konkurs do të bëhen vetëm për maqedonas dhe militantë partiak të OBRM-PDUKM-së.

“Kjo vërehet qartë në propozim që në nenin 97 paragrafin e parë që definon punësimet të shtohen fjalët “edhe pa konkurs”, ndërsa në paragrafin e dytë hiqen fjalët “me përjashtim” që nënkupton se punësimet pa konkurs do të bëhen në çdo kohë. Në gjithë këtë situatë, partitë e koalicionit VLEN dhe zëvendësministri i punëve të brendshme, në vend që të parandalojnë këtë kanë zgjedhur të bëjnë avokatin e OBRM-PDUKM-së dhe të relativizojnë goditjet kundër shqiptarëve”, thonë nga ASH.

The post ASH: OBRM-PDUKM ka vendosur ta pastrojë MPB-në nga shqiptarët, VLEN në vend të parandalimit po bën avokatin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";