Bekteshi siguron: Nuk do të ketë goditje të re të çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej 1 marsit kur do të hyjë në fuqi vendimi për kufizim të marzheve, pritjet janë se tregu do të stabilizohet, deklaroi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili nuk beson se do të ketë goditje të re çmimesh.

“Ne nuk presim ulje të madhe të çmimeve. Nëse në rast mbeten të njejta çmimet e lëndëve të para, atëherë në pajtim me vendimin, presim të ketë ulje prej pesë deri 10 për qind të çmimeve ekzistuese. Nëse në rast rritet çmimi i lëndëve të para, atëherë minimumi që mund të bëjmë është të kemi stabilizim të çmimeve”, tha Bekteshi në emisionin “Top tema” në Televizionin Telma.

Ai theksoi se nga masa për ngrirje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore barra më e madhe ka rënë mbi prodhuesit, se sa mbi tregtarët me shumicë dhe pakicë. Në kohë të pandemisë, më saktësisht në vitin 2020, siç kumtoi ministri, disa supermarkete në vend kanë pasur neto përfitim i cili ka lëvizur prej tre deri 8,5 milionë euro.

“Duhet të kihet parasysh se në kohë të pandemisë, të gjithë ata drejtpërdrejtë u mbështetën nga ana e shtetit. Ne çdoherë bëjmë thirrje për solidaritet – jo çdoherë barra të bie mbi qytetarët dhe ata të paguajnë çmime më të larta, ndërsa disa kompani të caktuara të mos ulin asnjë përqindje të marzheve. Plotësisht kësaj, në barrë të prodhuesve, në njëfarë mënyre artificialisht t’i shpien në pozitën të mund t’i rrisin shpenzimet”, theksoi Bekteshi.

Advertisement

Bekteshi siguron: Nuk do të ketë goditje të re të çmimeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy