Bekteshi: Tregtarët në vendet turistike do të mund të punojnë të dielave dhe festave, punëtorët do të marrin mëditje 100%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Ekonomisë tashmë i ka propozuar Kuvendit amendamentet e Ligjit për Tregtinë me të cilat lejohet puna e të dielave dhe festave të të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për Turizëm, tha sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në rajonin Ohër-Strugë.

Gjatë vizitës në Çarshinë e Ohrit, ku u takua me biznesmenë, ministri Bekteshi tha se ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe varësisht nga puna e Kuvendit pret që këto ndryshime ligjore të votohen për dy javë dhe të hyjnë në fuqi me fillimi i sezonit turistik.

“Ndryshimet e Ligjit për tregti në pjesën e “e diela ditë jopune” janë në procedurë parlamentare, duke u dhënë mundësi të gjithë tregtarëve në vendet turistike të mund të punojnë të dielave dhe festave gjatë gjithë vitit.

Këto ndryshime do të nxisin edhe më shumë aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në vendet turistike”, tha ministri Bekteshi, duke theksuar se ndryshimet u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët dhe punëtorët në dyqanet që do të punojnë të dielave do të marrin mëditje 100 për qind, ndërsa pjesa tjetër në aktivitetet e përcaktuara me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të marrin mëditje më të larta për 50%./Telegrafi/

Advertisement

Bekteshi: Tregtarët në vendet turistike do të mund të punojnë të dielave dhe festave, punëtorët do të marrin mëditje 100% shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy