Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë bën thirrje që të sigurohen teste të kombinuara të shpejta antigjene Covid/InfluenzaA/B Combo test, e cila do ta bëjë shumë më të lehtë të zbulohet nëse një person është i infektuar me covid ose ka infeksion gripi.

Toksikologu thotë se kjo është gjëja më e mirë për të bërë tani para se të fillojë sezoni i gripit.

“Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit këtë vit, gripi sezonal do të na godasë në mënyrë të pashmangshme.
Prandaj, ndërsa çmimet e testeve ende nuk janë të shtrenjta në bursën botërore, blini menjëherë teste të shpejta të kombinuara antigjene Covid / InfluenzaA / B Combo test, me të cilat në një kohë relativisht të lirë dhe të shkurtër ju mund të diagnistifikoni gripin sezonal. Mbas një muaji mund të jetë tepër vonë./Telegrafi/

The post Beqarovski: Të blejmë menjëherë testet e kombinuara që zbulojnë coronavirusin dhe gripin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";