Besnik Isaki tregon ecurinë e kompanisë së tij dhe sukseset në tregun ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Besnik Isaki tregon ecurinë e kompanisë së tij dhe sukseset në tregun ndërkombëtar

Kompania për transport ndërkombëtar dhe vendor BE-DA është zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe për këtë flet Besnik Isaki. Tregjet e reja ndërkombëtare dhe vendore janë sfidë e kësaj kompanie dhe Isaki tregon për Telegrafi Maqedoni planet e tij dhe strategjitë e kompanisë.

1.Si filloi dhe si jeni zhvilluar me BE-DA?
Fillimet e BE-DA Logistics nuk ishin aspak të lehta. Kanë qenë të vështira si për çdo biznes në fillim. Në vitin 2011 vendosa të hap vetë kompaninë, pa investime dhe pa kapital. Isha i vendosur dhe me vetbesim se do kisha sukses për të realizuar ëndrrën time.

Në vitet në vazhdim situata filloj të ndryshojë ngadalë, fillova të punësoj dhe njerëzit e parë në kompani, që edhe sot janë akoma pjesë e kompanisë sonë, dhe filloj të rritet besimi tek klientët që të vazhdojnë me neve akoma më shumë bashkpunimin.

Në fillim ka qenë vështirë për t’i bindur klientet vendas për t’i marr shërbimet tona në transport duke mos pasur në pronësi asnjë kamion, por asnjëherë s’kemi humb besimin dhe vendosmërinë për të realizuar qëllimet tona. Sot mund të krenohemi se kemi klient që marrin shërbimet tona në rajon dhe Europë, si në Britani të Madhe, Holandë, Suedi, Estoni, Poloni, Gjermani etj,

Advertisement

Në shtator të vitit 2016 në kerkesë të klienteve tanë në Shqipëri hapëm edhe zyrën tonë në Durrës, Shqipëri. Duke pasur përvojë prej 9 viteve në shërbimet e transportit në rajon dhe gjithë Evropën, në gjith llojet e industrisë se mallrave, duke flluar nga trasporti toksor, detar, hekurdhor dhe ajror.

Në korrik të 2020 edhe pse në kohë pandemie fillaum një sektor tjetër që ishte në planet shumë vite më herët, filluam edhe me aktivitetin tonë të ri BE-DA Express, postë private e licencuar në dërgesen e pakove dhe letrave në gjithë teritorin e Maqedonisë se Veriut, duke përfshirë gjitha qytetet dhe fshatrat, me një ekip të profesionalizuar dhe dergesa në gjithë RMV behët brenda 24 orëve, falë një ekipi të trajnuar mirë dhe të organizuar, dhe për një afat për 3 muaj në BE-DA Express arritëm të krijojmë diku 20 vende të reja të punës, dhe plani është që deri në fund të vitit 2021 të kemi diku 50 të punësuar.

Të gjithë këto rezultate i kemi arrit me një ekip të trajnuar mirë dhe per t’i bë profesionist në punën që janë caktuar, në sektore të ndryshme të kompanisë sonë, dhe asnjëherë duke mos hequr dorë nga ëndrra dhe vizioni që kam pas, duke qenë korrekt dhe i sinqertë ndaj klientëve, të punësuarve dhe gjithë bashkpuntorëve që kam.

Besnik Isaki, BE-DA logistics

Advertisement

2. Cilat ishin tre sfidat më të rënda në biznesin tuaj?
Sfida ime e parë ishte si të garoj me konkurrencën në mënyrë fer dhe korrekte, mos të krijoj pakënaqësi në konkurrencë, por të krijoj partneritet dhe kjo ka qenë sfida më e rëndësishme për të vazhduar pastaj më lehtë në sfidat tjera.

Sfida e dytë ka qenë kur duhej të prezantojmë shërbimet tona edhe në Evropë, pasi që një kompani e vogël dhe nga një vend i Ballkanit, shumë kompani evropiane e kishin vështirë apo nuk donin të dëgjojnë për shërbimet tona, por me fillimin e bashkëpunimeve të para me kompanitë evropiane e kuptuan se edhe kompanitë e këtij vendi janë profesionist në punën që e bëjnë madje edhe më shumë se ndonjë kompani transporti nga vendet e zhvilluara dhe thyerja e kësaj barriere ishte sukses i rëndësishëm dhe mbështetja e tyre pastaj rriti edhe numrin e klientëve që kemi në Evropë.

Sfida e tretë ka qenë t’i mbajmë kompanitë që kanë filluar me ne dhe të jenë me ne edhe sot. Dhe kjo është një sfidë që në vete tregon korrektësinë që kemi arrit dhe nivelin e lart në punë.

Advertisement

Besnik Isaki, BE-DA logistics

3. Cilat ishin tre fitoret më të rëndësishme tuajat në karrierë?
Fitorja më e rëndësishme në karrierën time ka qenë fitorja me vetveten, ta tejkaloj vetveten dhe për të realizuar ëndrrën time të madhe të bërit “BE-DA Logistic” brend në rajon dhe Evropë, apo të kaloj kufijtë e të pamundurës dhe të heq nga fjalori im fjalën “nuk mundet”, apo premtimi në vetvete që do të arrijë sukses më të madhe se sa e kam bërë.

Fitore të dytë do e cilësoj depërtimin e shërbimeve tona në kompanitë më të mëdha në Suedi, Estoni, Gjermani, Holandë, Poloni, etj. Bindja e kompanive të tyre për të marrë shërbimet tona në total logjistike, ka qenë një fitore – se vërtetë ne po bëjmë punë të mëdha dhe shërbime të nivelit botëror në transport. Fillimi i bashkëpunimit me këto kompani nga një vend në Ballkan të jep motiv shtesë për të vazhduar më shumë.

Advertisement

Besnik Isaki, BE-DA logistics

4. Cili është mesazhi për të rinjtë?
Asnjëherë mos u dorëzoni, bëjeni analizën e biznesit dhe vendoseni një qëllim vetes se ku doni të arrini. Bëni plane. Rruga e suksesit asnjëherë nuk është e lehtë, duhet shumë punë dhe angazhim. Dhe duhet ta dini se nata është më e errët para agimit. Respektoni njerëzit rreth jush, familje dhe të punësuarit, pasi pa ndihmën e tyre çdo gjë do të jetë më e vështirë.

Asnjëherë mos e harroni rrugën e suksesit, mundohuni ta keni çdo herë me vete, janë detajet e çmuar për hapjen e rrugëve dhe dyerve tjera në biznes. Duhet ta dini se çfarë kërkoni dhe ku duhet të shkoni. Pavarësisht nëse punoni në biznesin tuaj apo në ndonjë kompani, duhet të respektoni çdo punë ku jeni, pasi që pa punë të vështirë nuk ka rrugë dhe sukses të lehtë, mos u dorëzoni asnjëherë.

Advertisement

5. Cilat janë planet për të ardhmen?
Planet ishin që edhe këtë vit të hapim zyrat tona edhe në Kosovë, por shkaku i COVID-19 dhe mbylljes së kufijve nga dy shtetet, na e pamundësuan realizimin e planit, por në fillim të vitit 2021 do të jemi sigurt edhe në Kosovë. Po ashtu në 2021 do të fillojmë edhe me shërbimet postare edhe në Shqipëri dhe licencimin për dërgesën e pakove dhe letrave në të gjithë Evropën. /Telegrafi/

Besnik Isaki tregon ecurinë e kompanisë së tij dhe sukseset në tregun ndërkombëtar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy