Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) iu nda Mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë zbatimit të projektit të USAID-it për zhvillimin e tregjeve rajonale të energjisë.

Nga KRRE thonë se me ndihmën e USAID-it kanë përgatitur të gjitha aktet nënligjore, që rrjedhin si detyrim nga Pakoja e Tretë Energjetike e UE-së, për të cilat Komuniteti Energjetik për tri vite radhazi i ka shpallur si trupin më të mirë rregullator.

“Në praktikë, Ligji i Energjetikës tregoi se i mbron qytetarët edhe në kushte krize siç është rasti tani, në mënyrë që për momentin çmimi i ESM-së është 36,1 euro për 1 MWh , ndërkaq në bursë çmimet arrijnë edhe mbi 200 euro për 1MWh. Bashkë me USAID-in kemi përgatitur aktet nënligjore, të cilat janë krijuar ekskluzivisht për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mundësuar stabilitet dhe siguri në dërgesën e energjisë elektrike. Miratimi i detyrimeve nga Pakoja e Tretë Energjetike, KRRE-së i solli statusin e rregullatorit më të mirë në suaza të Komunitetit Energjetik për tri vite radhazi”, deklaroi Marko Bislimoski.

Ai theksoi se investimet intensive në kapacitetet vendore energjetike, bashkimi i tregjeve, rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë janë kyçe për rritjen e pavarësisë energjetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bislimoski tha se skenari i gjelbërt është mundësi për tranzicionin energjetik strukturor dhe të drejtë të të gjithë sektorit energjetik.

The post Bislimoski: U dëshmua se Ligji për energjetikë i mbron qytetarët në kushte krize appeared first on Telegrafi.