Borrell për veton e Bullgarisë: Konsensusi nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sot nuk është ditë e mirë, pasi duhej të fillonim procesin hapës me dy vende, por nuk mundet, pasi një shtet e ka bllokuar të gjithë procesin e zgjerimit”.

Këtë e deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai shprehu pakënaqësi për shkak të mungesës së progresit në Bullgari në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se “kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE”.

“Ky rast edhe një herë dëshmon se konsensusi është problem gjatë vendimmarrjes. Nuk mund të vazhdojmë kështu, pasi një vend e bllokon gjithë procesin”, tha Borrell.

Advertisement

Ai deklaroi se BE duhet të bëjë gjithçka për ta inkuadruar Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se kjo mund të bëhet me ftesë të vendeve të rajonit për pjesëmarrje në mbledhjet e ministrave për punë të jashtme të BE-së dhe mbledhje tjera.

“Duhet të vazhdojmë ta pengojmë shuarjen e flakës evropiane në Ballkanin Perëndimor”, potencoi Borrell.

Megjithatë, sipas tij, ka lajm të mirë, e ai është avancimi i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit në sferën e energjetikës./Telegrafi/

Borrell për veton e Bullgarisë: Konsensusi nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy