Brenda vitit në Maqedoni diagnostikohen mesatarisht 45 raste me HIV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i përgjithshëm i vlerësuar i njerëzve që jetojnë me HIV mund të lëvizë nga 437 në 575 persona, derisa numri i atyre që nuk janë të vetëdijshëm për statusin e tyre HIV mund të jetë midis 105 dhe 243 persona. Nga 500 personat e vlerësuar me HIV në fund të vitit 2020, u diagnostikuan 332 persona, respektivisht 66 për qind. Rreth 330 pacientë momentalisht pranojnë terapi në Klinikën për sëmundje infektive.

Kështu deklaroi sot në konferencë për shtyp me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore të SIDA-s, e deklaroi drejtori ekzekutiv i Shoqatës për mbështetjen e personave që jetojnë me HIV – “Së bashku më të fortë”, Andrej Senih, duke bërë të ditur në rezultatet nga analiza që e kanë zbatuar në bashkëpunim me ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit, sipas metodologjisë së Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Nga Shoqata bëjnë thirrje që secilin person seksualisht aktiv të bëjë kohë pas kohe testin për HIV.

“Ajo që na shqetëson si Shoqatë është se fatkeqësisht në pesë vitet e fundit nga gjithsej 225 infeksione të reja të regjistruara, thuajse gjysma ose 48 për qind janë diagnostikuar me vonesë, ndërsa një e pesta janë diagnostikuar në stadium shumë të avancuar të infektimit me HIV. Deri në fund të vitit 2020, gjithsej 112 persona janë regjistruar si të vdekur. Në këto raste të zbuluara vonë, vitet e fundit kemi regjistruar një numër pak më të lartë të rasteve të vdekjes. Zakonisht ka nga një deri dy ose tre raste të vdekjes në vit. Vitin e kaluar kishte më shumë, ndërsa kjo ka të bëjë me infeksionit HIVtë zbuluar me vonesë. “Kur flas për infeksionin e vonuar me HIV, kjo nuk do të thotë se nuk ka shpëtim”, tha Senih.

Rreth 90 për qind e personave të diagnostikuar në vitin 2020, bëri të ditur ai, po marrin terapi anti-retrovirale, derisa rreth 94 për qind e atyre që marrin terapi e kanë shtypur plotësisht virusin në gjak, me çka ndërpritet mundësia e transmetimit të mëtejshëm të infeksionit përmes mënyrës seksuale.

Advertisement

Ai shpjegoi se sipas metodologjisë së përpiluar të modelimit, e kanë vlerësuar incidencën në vitet e fundit, respektivisht gjithë lakoren gjatë gjithë infeksionit nga fillimi i viteve 80 deri në vitin 2020 – piku ka qenë diku në vitin 2015 dhe 2016 dhe numri i përllogaritur i infeksioneve të reja që ka ndodhur brenda vitit sipas kësaj analize ishte 51 në 2015 dhe ka rënë në 47 në vitin 2020. Sipas kësaj metodologjie, rezultati ishte se 34 për qind e të infektuarve momentalisht me HIV në fund të vitit 2020 nuk kanë qenë të vetëdijshëm për statusin e tyre HIV, meqë nuk kishin bërë testin HIV. Nga 37.7 milionë persona për të cilët vlerësohet se kanë jetuar me HIV në fund të vitit 2020, 84 për qind ishin tashmë të vetëdijshëm për statusin e tyre.

Ai shtoi se është e rëndësishme që deri në vitin 2025 të gjitha vendet brenda Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të kenë pranuar objektivat e reja që do të thotë 95-95-95 për qind, pra 95 për qind e njerëzve që jetojnë me HIV duhet së pari të jenë të vetëdijshëm për të, po aq përqindje e tillë. – 95 për qind e personave që janë bartës të virusit duhet të marrin terapi dhe e njëjta përqindje e atyre që marrin terapi duhet të kenë një nivel të pazbulueshëm të virusit në gjak.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për media bëri të ditur në hapat që i kanl ndërmarrë, e këto janë që të rritet buxheti i programit për mbrojtjen e popullatës nga infeksioni HIV për vitin e ardhshëm 2022 nga 90 milionë denarë në 130 milionë denarë.

“Për herë të parë, aktiviteti i organizatave qytetare dallohet dhe vihet në kornizë ligjore, e ky është ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen shëndetësore që tashmë e ka kaluar procedurën e qeverisë në seancën e djeshme me edhe disa modifikime, jo në këtë segment për shkak se po bëjmë më shumë ndryshime do të dërgohet në Kuvend që të kalojë të gjitha ato procedura dhe besoj se do të miratohet dhe besoj se do të jetë edhe një kontribut në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit mes Ministrisë dhe organizatave qytetare. Është evidente se ka edhe shumë për të punuar”, tha Filipçe.

Advertisement

Tematika është gjithmonë specifike, bëri të ditur ministri, kur bëhet fjalë për diçka që ende është e stigmatizuar në shoqëri dhe duhet të punohet në disa nivele, por mendoj se me gjithë këta hapa shkojmë më tej, respektivisht forcojmë bashkëpunimin dhe kemi aktivitete që do të jenë të reja dhe do të merren parasysh edhe vitin e ardhshëm, do ta modifikojmë në bazë të buxhetit të ardhshëm dhe vetë programit me qëllim që të vendosen edhe aktivitete dhe të rritet cilësia e përgjithshme.

“Në vitin 2018, Qeveria do të marrë përsipër financimin e programit të parandalimit të HIV-it nga Fondi Global. Në atë moment vendi ynë vlerësohet si një vend me një epidemi mjaft stabile në raport me HIV-in dhe në këtë kuptim fillon sistemi i financimit të organizatave qytetare që ndërmarrin një pjesë të konsiderueshme të të gjitha këtyre aktiviteteve që nënkuptojnë parandalimin”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi bashkëpunimin e suksesshëm që e kanë me organizatat e shoqërisë civile, të njohura sipas ekspertizës së tyre, sipas cilësisë jashtëzakonisht të mirë të marrëdhënieve në raport me kategoritë kritike të qytetarëve kur bëhet fjalë për transmetim të virusit HIV.

“Si rrjedhojë mund të konstatoj se ky është me të vërtetë bashkëpunim i suksesshëm në të cilin institucionet shtetërore i përdorin edhe diturinë edhe ekspertizën dhe kontaktet e organizatave qytetare dhe në fund kemi një model të suksesshëm. Kemi ende shumë për të bërë. Rregulli 90 – 90 – 90 tani është 95 – 95 – 95 që do të thotë se 95 përqind e njerëzve që jetojnë me HIV duhet të jenë të vetëdijshëm së pari për të. Grupi i dytë 95 për qind e atyre që janë bartës të virusit duhet të marrin terapi dhe po aq për qind e atyre që marrin terapi duhet të kenë nivel të pazbulueshëm të virusit në gjak. Ata janë mjaft të mirë në këto dy kategoritë e dyta, por është evidente se duhet ende të punojmë në fushën e zbulimit të personave HIV pozitiv meqë këtu jemi rreth 30 për qind më pak se ajo sa duhet të jetë”, thekson Filipçe.

Advertisement

Klinika Infektive ku diagnostikohen dhe trajtohen këta persona, bëri të ditur ministri, në vitet e kaluara ka vendosur edhe një risi tjetër që besoj se do të bëhet trend në kuptim të asaj që t’i përfshijë të të gjithë pacientët e diagnostikuar, e ky është paraprogrami që deri tani është projekt pilot dhe kjo është diçka që është trend dhe bëhet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës.

Ai tha se në Klinikën Infektive nuk trajtohen vetëm pacientët me KOVID-19, por një nga patologjitë është edhe HIV-i.

“Dhe prandaj tregoj se si një shembull specifik është i mbingarkuar me pacientë që nuk janë vaksinuar. Pra, qytetarët duhet të dinë se nuk është vetëm Kovid-19, se duhet të vaksinohen, duhet të rritet shkalla e vaksinimit, të arrihet imuniteti kolektiv sepse njerëzit vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, për çka ekspertët thjesht nuk mund t’i kushtojnë vëmendje çdo gjëje. Nuk kanë as kapacitet, as kapacitet spitalor, etj. Kështu që, kjo është temë shumë specifike dhe e shfrytëzoj rastin që të përcjell edhe shikuar përmes kësaj prizme rëndësinë e vaksinimit. Mbetemi në komunikim të mirë meqë vetëm duke punuar së bashku me organizatat qytetare mund të arrijmë më shumë sidomos në këto segmente në të cilat shohim dhe jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për progres”, shtoi Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Senih tha se shumica e njerëzve që jetojnë me HIV janë të vaksinuar dhe është e rrallë të gjesh qëndrime kundër vaksinës tek njerëzit që jetojnë me HIV.

Advertisement

“Sa i përket KOVID-19, për fat të mirë mund të themi se personat me HIV kishin komplikime më të mëdha, diçka jashtëzakonisht e ndryshme nga ajo që ishte në popullatën e përgjithshme. Kjo është mirë. Por statistikat globale me siguri konfirmojnë se njerëzit me HIV janë më të prekur dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë ndaj sëmundjes së rëndë sesa Kovid-19”, theksoi Senih.

Ai shtoi se në Kinotekë në orën 19 do të hapet një mural kushtuar Fredi Merkjurit, në orën 19:30 do të ketë projeksion të filmit kushtuar këngëtarit, ndërsa në orën 21 është ngjarja bamirëse në të cilën mblidhen fonde për të ndihmuar personat me HIV që jeton në gjendje të pafavorshme sociale.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës HOPS, përfaqësuesi i Platformës së organizatave që ofrojnë shërbime për parandalimin e HIV-it për popullatat kryesore të prekura, Hajdi Shterjova-Simonoviq, u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me çka do të institucionalizohen programet që punojnë në parandalimin nga HIV-it dhe shtoi se është shumë e rëndësishme që në procesin e arsimit të futet tema e shëndetit seksual dhe riprodhues që do të edukojë të rinjtë në lidhje me parandalimin e infektimit me HIV.

Brenda vitit në Maqedoni diagnostikohen mesatarisht 45 raste me HIV shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy