Bujar Osmani: Ligji i ri i MPJ-së do t’i përgjigjet sfidave të prioriteteve të politikës së jashtme të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot e njoftoi opinionin e gjerë me Draft tekstin e ri të Ligjit për politikë të jashtme, i cili është përpiluar në mënyrë që t’u përgjigjet të gjithë sfidave të prioriteteve të vendit, marr parasysh realitetin dhe pozicionin e ri që Maqedonia e Veriut e ka në marrëdhëniet ndërkombëtare si anëtare e NATO-s dhe vend me vendim për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Nevoja e profesionalizimit, respektivisht de-partizimit të shërbimit diplomatik, është prioritet i lartë i shoqërisë sonë, por edhe i përpjekjeve të mia personale. Intenca që dua ta arrij është de-politizimi i shërbimit, përmes zbatimit të fuqishëm të meritokracisë, të mundësive të barabarta dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, si dhe profesionalizimit të pozitave të larta udhëheqëse në ministri”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi se së paku 75 për qind e Ambasadorëve, në të ardhmen, do të jenë diplomat karriere, që paraqet një ndryshim drastik nga zgjidhja e tanishme ligjore, dhe përpjekje, për përmirësim drastik të raportit ndërmjet diplomatëve politik dhe diplomatëve të karrierës.

Shefi i diplomacisë pohoi se njëra nga risitë e këtij ligji është vendosja e kategorisë së re të këshilltarëve ekonomik, vendosjen e mekanizmit për kontroll të brendshëm në ministri, dhe sistem efikas për vlerësim të punës së diplomatëve.

Advertisement

“Kjo është periudha kur Drafti i tekstit del nga hapësirat e ministrisë dhe fillimisht po e ndaj me opinionin e gjerë. Dëshiroj që sa më shpejtë të përfundojnë procedurat interne të harmonizimit të dispozitave të Propozim Ligjit, ta kalojë procedurën Qeveritare, dhe pastaj edhe procedurën Parlamentare, me qëllim që Ligji të jetësohet dhe të fillojë të kryejë funksionin e tij, për çka edhe është përpiluar. Transparenca do ta ndjek procesin e plotë të sjelljes së këtij ligji, ndërsa debatet publike dhe konsultimet e të gjitha grupeve të interesit dhe të tanguara me këtë ligj, këtu para së gjithash mendoj për Sindikatat e diplomatëve dhe nga skena më e gjerë, do të jenë më shumë se të mirëseardhura”, theksoi Osmani.

“Korniza e re ligjore, do të jetë themeli që do të duhet t’i jep një dinamikë tjetër këtij profesioni, por edhe imazhit të shtetit”, përfundoi Osmani.

Bujar Osmani: Ligji i ri i MPJ-së do t’i përgjigjet sfidave të prioriteteve të politikës së jashtme të vendit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy