Bytyqi: Kemi 80 vota të sigurta për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM-ja thotë se ka siguruar 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetar i LSDM-së Fatmir Bytyqi në Programin 200 në Alsat që do të transmetohet në ora 22:20 tha se jo vetëm votat e deputetëve shqiptarë, por të sigurta janë edhe votat e nevojshme nga VMRO DPMNE-ja. Kjo sipas Bytyqit do të dëshmohet shumë shpejt pasi amendamentet të dorëzohen në kuvend.

“Ne themi se kemi 2/3 dhe kjo do të dihet shumë shpejtë sapo grupi i punës për ndryshimet kushtetuese të sjellë propozimin për ndryshimet kushtetuese para qeverisë. Ne si qeveri këtë do ta dërgojmë në parlament që të fillojmë ndryshimet kushtetuese dhe jemi të bindur se kemi 2/3 pra 80 deputetë…”, theksoi zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në Programin 200 në Alsat.

Pra, jeni të bindur se i keni dhe votat e VMRO-së?

“Të gjithë aktorëve të ndryshëm, sepse mendoj se koha e kalkulimeve ditore politikë dalëngadalë po zvogëlohet edhe ata në anën tjetër e shohin se opsion tjetër për Republikën e Maqedonisë nuk ka”, theksoi zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në Programin 200 në Alsat.

Advertisement

Bytyqi: Kemi 80 vota të sigurta për ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy