Cana i quan të palogjikshme masat anti-Covid, Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm, mënyrë për të dalë nga kriza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë të punësuarit në shëndetësi dhe përgjithësisht të gjitha masat e ndërmarra anticovid, sipas infektologut Fadil Cana, janë të palogjikshme. Cana për TV21 vlerëson se masat e ndërmarra nuk analizohen thellësisht, por sipas tij masat kopjohen nga shtete tjera.

“Masat që sillen nga autoritetet shëndetësore në vazhdimësi në dy vitet e fundit në Maqedoni, janë shumë të palogjikshme dhe shumicën e rasteve parashtrohet pyetja se kush janë ato që e këshillojnë apo siç zakonisht “copy-paste” mos merren nga ajo që ndodh nëpër botë. Çdo sistem shëndetësor i ka specifikat e veta, çdo terren i ka specifikat e veta kështu që edhe në vendin tonë masat duhet të sillen varësisht nga realiteti i jonë”, sqaron Cana.

Por çfarë do të ndodhë me ata punonjës shëndetësor që do të refuzojnë të vaksinohen? A do të largohen nga puna? Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se javën e ardhshme do të diskutohet se çka do të ndërmerret ndaj atyre që refuzojnë të imunizohen.

“Vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësor është e rëndësishme për shkak se institucionet shëndetësore janë ato që duhet të jenë shembull. Nëse vijnë pacientë për t’u mjekuar atëherë duhet të dinë se mjekët që i trajtojnë janë të vaksinuar. Duke u bërë shembull, tregojnë se si duhet të mbrojmë veten dhe të tjerët”, tha Filipçe.

Advertisement

Cana thekson se është i palogjikshëm “diskriminimi” që u bëhet personave që kanë kaluar Covidin dhe përsëri u duhet ta marrin vaksinën anti-covid.

“Nëse shkenca njeh diçka deri tash është se ajo kategori e personave që kanë kaluar Covidin janë kategoria më e mbrojtur se sa kategoria e të vaksinuarve. (02.35-50) Më të sigurt jeni nëse voziteni së bashku me një person i cili e ka kaluar Covidin dhe nuk është i vaksinuar, se sa një person që ka dy ose 3 doza të vaksinës anticovid”, shtoi Cana.

Ministre Filipçe thotë se vendi për momentin nuk është duke shqyrtuar vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 për të gjithë qytetarët, por vlerëson që vaksinimi i detyrueshëm është një mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë./TV21/

Cana i quan të palogjikshme masat anti-Covid, Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm, mënyrë për të dalë nga kriza shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy