Carovska: Nuk ka nevojë për panik, jemi të gatshëm për çdo skenar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit Milla Carovska u shpreh e prerë se mësimi nga shtatori do të nisë në shkolla. Ajo tha se nuk ka nevojë për përhapje të panikut pasi do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Në rast se përkeqësohet gjendja epidemiologjike, Carovska tha se shkollat janë të gatshme për zbatimin e tre skenarëve. Nga UNICEF vlerësojnë që në të mirë të nxënësve është që shkollat të mbeten të hapura sa më gjatë që është e mundur.

“Skenarët që nuk i dëshirojmë janë ai i dyti dhe i treti. Ashtu siç rekomandojnë nga UNICEF dhe OECD dhe të gjitha shtetet që janë më të zhvilluara nga ne, prania fizike është më e dëshiruar, më e përshtatshme dhe ne jemi të gatshëm për këtë model të mësimit, në përputhje rekomandimet e Shtabit të Krizës dhe vendimit të Qeverisë”, deklaroi Milla Carovska.

Carovska: Nuk ka nevojë për panik, jemi të gatshëm për çdo skenar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy