Carovska: Nuk ka rezistencë të konsiderueshme tek mësimdhënësit për vaksinimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja me Kovid-19 në shkolla është absolutisht stabile. përqindja e rasteve pozitive në nivel ditor sillet mes 0,01 dhe 0,03, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është rreth 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës të cilët vijojnë mësimin me prani fizike, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke shtuar se për shkak të situatës stabile, mbetet skenari i parë – prani fizike dhe se gjendja ndiqet vazhdimisht.

Nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse më tej ka informata të ndryshme dhe nëse ndodhë diçka tjetër, tha ajo, MASH-i është i gatshëm të reagojë dhe ta ndryshojë skenarin përkatësisht modelin e mësimit, Deri atëherë, theksoi Carovska, në interes më të madh të nxënësve është shkollat të mbeten të hapura.

Lidhur me vaksinimin, si edhe javën e kaluar, ministrja theksoi se rreth 75 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar, se kjo është pothuajse dyfish më shumë se mesatarja nacionale e të vaksinuarve, dhe theksoi se nuk ka rezistencë të konsiderueshme tek të punësuarit në arsim, të cilët, si edhe sektori publik, do të përfshihen me masën që e propozoi Komisioni për sëmundje ngjitëse për vaksinim të detyrueshëm apo njëherë në javë të tregohet testi negativ PCR.

“Rezistencë të konsiderueshme nuk ka. Gjithsesi se mbi atë përqindje është edhe përqindja e atyre që e kanë kaluar sëmundjen dhe konsideroj se në momentin kur do të sillen vendimet, do të ketë zgjidhje për secilin që është në sistemin e arsimit”, shtoi Cakrovska në deklaratën për mediumet pas promovimit të projektit për arsimimin medial “Të rinjtë mendojnë”.

Advertisement

Carovska: Nuk ka rezistencë të konsiderueshme tek mësimdhënësit për vaksinimin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy