Cilësia e rrugëve në Evrope: Maqedonia e 35-ta nga 40 shtete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë ndryshon shumë dhe kjo temë shpesh shkakton diskutime në media. Ekzistojnë më shumë Hulumtime mbi Cilësinë e rrugëve në vendet e Kontinentit të Vjetër.

Të dhënat për ranglistën e mëposhtme rrjedhin nga “Raporti për konkurrencën globale të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2019”, në të cilin janë vlerësuar 141 shtete. Vetëm në kuadër të Evropës, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 35 në Evropë me 3.4 pikë, në listën e 40 shteteve evropiane. Vonesa në rrumbullakimin e korridorit tetë ku akoma nuk kemi një autostradë moderne prej Shkupi deri në Ohër, si dhe zhagitjet dhe vonesat e riparimit edhe të autostradës Tetovë-Gostivar, Shkup-Veles, apo riparimet vetëm të pjesshme të aksit rrugor Shkup-Tetovë, që vuan për asfaltim të ri dhe mbushjen edhe të gropave vende vende, bën që Maqedonia të mos ketë një pozitë të volitshme në këtë renditje.

Për Kosovën nuk ka të dhëna në listë, ndonëse me investimet e mëdha në rrugë dhe autostrada, ajo do të merrte vendin e merituar në këtë renditje. Në anketë kanë marrë pjesë me mijëra menaxherë nga sektorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët iu përgjigjën 78 pyetjeve, ndër të cilat ishte edhe pyetja për cilësinë e infrastrukturës rrugore në vendin e tyre. Atyre iu ofrua ta vlerësonin atë me cilësi nga 1 (jashtëzakonisht e keqe) në 7 (jashtëzakonisht e mirë).

Më dobët të renditur se Maqedonia janë vetëm Moldavia, Bosnje dhe Hercegovina , Ukraina, Rumunia dhe Malta. Rezultati i sondazhit është harta, e cila jep një pasqyrë të gjerë të cilësisë së rrugëve në Evropë dhe në të mund të shohim qartë ndarjen lindje-perëndim. Shumë ish-shtete sovjetike dhe vende në Evropën Lindore shënojnë nën 4 pikë. Në gjysmën perëndimore të Kontinentit të vjetër, shumica e vendeve shënojnë mbi 4 dhe madje mbi 5 pikë. Holanda ka rrugët më të mira në Evropë (vlerësimi 6.4), e ndjekur nga Zvicra (6.3). Këto dy shtete zënë pozitat 2 dhe 3 në listën globale dhe përballë tyre është vetëm Singapori, i cili ka rrugët më të mira në botë. Në Evropë rrugët më të mira i ka edhe Austria, Portugalia, Spanja dhe Kroacia. Nga shtetet e rajonit spikat Shqipëria që në dekadën e fundi nga një vend me pak rrugë të trashëguara nga ish sistemi komunist është shndërruar në një vend me akse modern rrugore dhe renditet në vendin e 28 me 3.9 pikë, e pasuar nga Mal i Zi .

Advertisement

Rrugët më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore gjenden në Austri (6.0 pikë) dhe Kroaci (5.6). Kroacia është një shembull interesant, duke qenë se infrastruktura rrugore e vendit është ndër më të mirat në Evropë dhe e 12-ta më e mira në botë. Duke filluar nga vitet 2000, vendi filloi një sërë projektesh ambicioze të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, me qëllim rritjen e cilësisë së rrugëve. Duke qenë se Kroacia është një nga vendet turistike më të vizituara në Evropë, rëndësia e infrastrukturës rrugore ishte kritike dhe investimet në këtë sektor ishin të mëdha.

Një tjetër rezultat pozitiv është Turqia me 5.0 pikë , bile më shumë se disa vende të Evropës Perëndimore dhe Veriore, madje edhe mbi Norvegjinë (4.5) dhe Britaninë e madhe (4.9). Terreni i vështirë për ndërtimin e rrugëve, i përkeqësuar nga fjorde të panumërta dhe një popullsi relativisht e rrallë, shpjegon pse Norvegjia ka një rezultat më të ulët se fqinjët e saj nordikë. Përderisa tendenca e përgjithshme është e dukshme (vendet e Evropës Lindore kanë, mesatarisht, rezultate më të këqija se ato në Evropën Perëndimore dhe Veriore), megjithatë ekzistojnë dallime. Për shembull, Belgjika ka rrugë dukshëm më të këqija se fqinjët e saj. Ky kontrast është bërë edhe më i fortë duke pasur parasysh se Holanda ka cilësinë më të mirë të rrugëve në Evropë (rezultatet 6.4 krahasuar me 4.4 të Belgjikës). Dhe, natyrisht, kjo bëri që holandezët të bënin shaka me fqinjët e tyre, duke thënë se ndryshimi midis rrugëve në Holandë dhe Belgjikë nuk është vetëm i dukshëm, atë mund ta ndjeni dhe dëgjoni!

Islanda gjithashtu ka rezultate të ulëta me 4.1 pikë, ndoshta për shkak të popullsisë së saj të rrallë dhe terrenit të pavolitshëm. (koha.mk)

Cilësia e rrugëve në Evrope: Maqedonia e 35-ta nga 40 shtete shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy