Danillovski: Jemi para valës së re të coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Epidemiologu Dragan Danillovski thotë se numri i rasteve të reja do të vazhdojë të rritet deri më 18 korrik.

“Pas datës 18 kemi një ritëm më të shpejtë që tregon se jemi përpara pikut të valës, që duhet të ndodhë pas dy javësh, në shtator vala do duhet të bie. Asnjë valë nuk ka treguar  që të zgjasë më shumë se tre muaj”, tha Danillovski.

Ai bën me dije se sipas kritereve të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve nga SHBA-ja, ne kemi hyrë në nivelin e verdhë për Covid-19.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë asgjë. Do të thotë vetëm një tregues që autoritetet të monitorojnë situatën me presion mbi sistemin shëndetësor. Nuk ka rrezik nga mbingarkesa e spitaleve dhe për këtë arsye nuk nevojiten masa të reja kufizuese.

Advertisement

Ajo që ka qenë e vlefshme deri më tani duhet të mbetet, siç është mbajtja e maskave në transportin publik, barnatoret, objektet shëndetësore dhe objektet për të moshuarit”, thotë doktor Danillovski për “Kanal5”./Telegrafi/

Danillovski: Jemi para valës së re të coronavirusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy