Danilovski: Me llojin indian mund të infektohen edhe personat e vaksinuar, por rreziku është i vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të gjitha vaksinat mbrojnë nga lloji indian i koronavirusit, por është e mundur që dikush i vaksinuar të infektohet me atë mutacion dhe ta sjellë atë në vend”.

Këtë e paralajmëron epidemiologun Dragan Danilovski në një intervistë për TV Sitel. Sipas tij, nuk dihet sa është përqindja për këtë, por infeksioni i të vaksinuarve është i mundur.

“Ne nuk e dimë sa është përqindja për një gjë të tillë, por infeksioni me llojin indian është i mundur edhe tek të vaksinuarit. Sidoqoftë, unë mendoj se rreziku është i vogël, duke pasur parasysh se në kufi duhet të tregoni test negativ PCR ose provë të vaksinimit”, thotë Danilovski.

Në lidhje me kthimin e nxënësve në shkolla, ai është kategorik dhe tha se nxënësit duhet të kthehen në mësim.

Advertisement

“Pamja epidemiologjike e lejon atë. Më në fund dhe patjetër, fëmijët duhet të kthehen në shkolla”, tha Danilovski./Telegrafi/

Danilovski: Me llojin indian mund të infektohen edhe personat e vaksinuar, por rreziku është i vogël shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy