Dasmat në Maqedoni, bizneset presin që t’i kthejnë humbjet e dy viteve të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dasmat dhe ahengjet këtë sezon organizohen lirisht. Qetësimi i situatës me Covid-19 është qetësuar ka zbutur edhe masat shtrënguese që i kishim sezonin e kaluar. Organizatorët e dasmave presin që këtë verë t’u rimëkëmbet biznesi dhe të kompensojnë humbjet e dy viteve të kaluara. Megjithatë përveç dhuratës, edhe më tej dasmorët me vete duhet të sjellin certifikatë të vaksinës anti-covid, tregon për TV21 Lulzim Hasani, pronar i një restoranti. Ai pret që ky sezon të jetë sikurse verat e zakonshme, ndonëse përsëri kapaciteti është i limituar deri në 50% për ambientet e mbyllura, e 75% për tarracat apo objektet e hapura.

Stilisti dhe anëtari i Odës së parukierëve, Armend Ramadani, thotë se kriza te ky sektor vërehet gjatë tërë vitit.

Këngëtari Adnan Daci thotë se vitin e kaluar atmosfera në dasma ka qenë më e zbehtë për shkak të numrit minimal të të ftuarve.

Në maj të vitit të kaluar dasmat dhe ahengjet u lejuan vetëm në ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë, e të vetmit që guxonin të luanin valle ishin nusja e dhëndri. Më pas nga 1 korriku Qeveria vendosi që të lejojë mbajtjen e ahengjeve në ambiente të mbyllura me maksimum 250 mysafirë dhe me shfrytëzim maksimal 40% të kapacitetit të hapësirës. Pronarë restorantesh, muzikantë, fotografë, kameraman e punonjës të tjerë, veprimtaria e të cilëve ndërlidhet me dasmat, protestuan disa herë me radhë për shkak të kufizimeve dhe pakënaqësisë ndaj ndihmave që ndante Ministria e Ekonomisë.

Advertisement

 

Dasmat në Maqedoni, bizneset presin që t’i kthejnë humbjet e dy viteve të fundit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy