Dimitrievski: Bisedimet dhe konsultimet për partinë e re politike vazhdojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë” filloi me organizimin gjatë zgjedhjeve lokale në Kumanovë, ku mori pjesë me ofertën dhe programin e saj, duke fituar kështu simpatinë e qytetarëve.

Kjo shoqatë e qytetarëve para disa muajsh është regjistruar zyrtarisht në të gjitha organet e nivelit lokal dhe është e fokusuar ekskluzivisht në realizimin e projekteve të premtuara që janë me interes jetik për qytetarët e komunës së Kumanovës, ka thënë për TV21 Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

“E kam thënë disa herë deri më tani se ka iniciativë nga disa komuna të Maqedonisë që kjo shoqatë lokale të shndërrohet në republikane, me synimin përfundimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si një lëvizje e vërtetë politike civile nga qytetarët për qytetarët. Konsultimet janë duke u zhvilluar me figura të shquara të jetës shoqërore, ekspertë, intelektualë, biznesmenë, mjekë, artistë, studentë, pensionistë, fermerë, punëtorë, punonjës socialë e të tjerë që duan të kontribuojnë në formimin e lëvizjes civile. Kur formohet, si do të quhet shoqata dhe nëse do të shndërrohet në një subjekt të ri politik, për momentin nuk do të komentoja, spekuloja apo parashikoja. Kur të merret vendimi, publiku do të informohet me kohë. Sa i përket përfshirjes së ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë z. Branko Cërvenkovski, të cilin e respektoj veçanërisht, deri më tani nuk kam biseduar me të për këtë temë dhe për këtë iniciativë”, tha Dimitrievski.

Dimitrievski: Bisedimet dhe konsultimet për partinë e re politike vazhdojnë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy