Dimovski: Është e kotë dhe arrogante që kryeministri të mos dëshirojë të konsultohet me opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të mos i rezistosh kësaj qeverie është shkatërrim, e jo tentim për rrëzim të pushtetit, ka thënë në një intervistë për “Makfax” ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

Për bllokadat e deritanishme në Kuvend dhe për hapat e mëtutjeshëm të paralajmëruar të OBRM-PDUKM-së, Dimovski thotë se metoda e zgjedhur nga opozita është plotësisht korrekte, edhe pse, siç paralajmëroi, ndonjëherë mund të duket agresive.

Ai shtoi se nuk ka asnjë njoftim për takim të liderëve mes Kovaçevskit dhe Mickoskit.

“Nuk ka njoftim për një kontakt të tillë”, tha ai.

Advertisement

Duke vlerësuar qëndrimin e kryeministrit aktual Dimitar Kovaçevski ndaj opozitës OBRM-PDUKM, Dimovski thotë:

“Kemi dëgjuar që ky kryeministër është më i rreptë në marrëdhëniet me opozitën se kushdo deri tani. Nuk mund të ketë kryeministër në vend që të mos jetë i gatshëm të bisedojë me të gjithë faktorët e shoqërisë. Posti i kryeministrit duhet të jetë një kapelë për të gjithë, jo vetëm për të tyren”, shtoi Dimovski./Telegrafi/

Dimovski: Është e kotë dhe arrogante që kryeministri të mos dëshirojë të konsultohet me opozitën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy