Dovzhan: Presim të zgjidhjet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes që të hapen bisedimet për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për Çështje Evropiane në Slloveni, Gashper Dovzhan i cili kryesoi sot me Këshillin për Punë të Përgjithshme në BE, tha se në mbledhjen e sotme të ministrave të BE-së është biseduar për kredibilitetin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga MIA se si BE planifikon ta përforcojë kredibilitetin në rajon duke marrë parasysh bllokimin bilateral nga ana e Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, Dovzhan tha se ministrat sot kanë biseduar në mënyrë të detajuar për këtë çështje, dhe shpreson se kontesti do të zgjidhet në mënyrë që të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria bllokon kornizën negociuese të vendit për shkak të insistimit që të vendoset referenca për “interpretim të gabuar të historisë”, ndërsa këtë e kundërshtojnë disa vende anëtare dhe Maqedonia e Veriut.

“Nuk është e mundur në mbledhje si kjo të zgjidhim çështjet bilaterale që bllokojnë zgjerimin”, tha Dovzhan duke theksuar se vendet anëtare kanë ndryshuar mendim për këtë temë si dhe për zgjerimin në përgjithësi.

Advertisement

Ai tha se pjesa më e madhe e çështjeve do të hapen në Samitin BE – Ballkani Perëndimor më 6 tetor.

“Shumë gjëra do të diskutohen atje, por ky nuk është samit për zgjerim”, tha Dovzhan duke shtuar se në samit do të bisedohet se si BE ndihmon dhe bashkëpunon me rajonin dhe si do të vazhdohet më tej.

Sipas tij, të gjithë në BE presin se dialogu me Sofjen dhe SHkupin do të jep rezultate.

“Të gjithë shpresojmë se dialogu Sofje Shkup do të na sjell zgjidhje që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të ecë para dhe të miratojë kornizën negociuese”, tha DOvzhan./Telegrafi/

Advertisement

Dovzhan: Presim të zgjidhjet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes që të hapen bisedimet për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy