Emigrimi po i zbrazë fshatrat e Pollogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto rrugë dikur ishin përplot njerëz. Fshati Zubovc i Gostivarit dikur kishte gjallëri, ndërsa oborri i shkollës, ishte përplot nxënës, zëri i të cilëve jehonte larg. Kafenetë ishin të mbushura, dhe nuk mungonte as muhabeti e shakatë, por sot, fshati ka mbetur me rrugë të zbrazura, kafenetë boshe, ndërsa shkolla, mezi vërehet se ka nxënës brenda.

“Jo vetëm tek ne, në gjitha fshatrat, gjithë të rinjtë na ikin në mërgim. 120 shtëpi kemi por pa të rinjë, na ikin të rinjtë. Banorët pothuajse as 300-350 s`kanë mbetur, fëmijë dhe pleq. Të rinjtë ikin për ekzistencë më të mirë. Në shtetin tonë shihet, gjithnjë keq e më keq bëhet. Shteti duhet ti stimuloj të rinjtë me pune me rroga që të mos ikin. Më herët, tu tregoj sapo shikoja një foto në telefon, nga klasa e parë deri në të katërtën në shkollën fillore tonën kishte mbi 70 fëmijë vetëm nga klasa e parë në të katërtën, tani nuk kemi as 12-23 fëmijë. 700-800 banorë kemi qenë, tani 350 kemi mbetur, shumë pak fëmijë ka, 12 – 13 fëmijë kemi. Më herët gjallëronte fshati, punonim me bujqësi, unë ja kam dyqanin 20-30 persona në ditë hyjnë, sështë si më parë kur kishte katër shitore këtu”, u shpreh një banor.

“Njerëzit tani është fakt se edhe nuk bëjnë shumë fëmijë, nuk duan të lodhën shumë. Unë në familjen time isha vet i gjashti me vëllezër e motra, pastaj nuset ditët e sodit janë moderne s’duan fëmijë shumë. Në Maqedoni nuk ikin gjithë për jetë më të mirë, por politika e keqe ka ndikuar të ikin njerëzit sepse nuk shohin siguri më këtu”, shtoi një banor.

“Edhe pse i kaluam gati dy orë filmime këtu në fshatin Zubovcë të komunës së Vrapçishtit, asnjë njeri nuk duket rrugës. Rrugët, sheshi por edhe fshati duken të shkretë dhe e gjithë, sipas banorëve, ndodh si pasojë e migrimeve”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Advertisement

Në Shkollën e fshatit dikur mësonin mbi 70 nxënës, ndërsa tani, e gjithë shkolla, ka vetëm 15 nxënës.

“Edhe në shkollën tonë, situata nuk është aspak më e mirë se sa në shkollat tjera. Kemi shumë migrime fshat qytet dhe po zvogëlohet numri edhe tek ne. Dy paralele kemi, tek njëra mësojnë nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta dhe tjetra janë klasa e parë dhe e tretë, ndërsa klasë të pestë e gjithë gjenerata është pa nxënës. Kanë ikur. Klasa e katër kemi 6 nxënës, e treta dy e dyta dy nxënës dhe vetëm tre nxënës kemi regjistruar në klasë të parë”, deklaroi Kristina Dimitrievska mësuese.

Vetëm dy kilometra mbi Zubvovcë, vizituam edhe fshatin novosellë. Aty banojnë dy çifte pleqsh që në shaka duke ikur nga kamerat, na thanë se kanë mbetur për ruajtur fshatin. /Alsat.mk

The post Emigrimi po i zbrazë fshatrat e Pollogut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy