ESHS Maqedoni: Nuk i evidentojmë personat që refuzojnë të regjistrohen, regjistruesin tentojnë t’i bindin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror për Statistika informon se deri nëntë ditë deri në përfundimin e regjistrimit, nuk ka evidentuar asnjë person, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen.

Nga ESHS thonë se edhe pse ka persona të cilët refuzojnë, ata nuk evidentohen dhe regjistruesit kthehen disa herë për t’i bindur, duke shtuar se do të tentojnë deri më 30 shtator, kur përfundon regjistrimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me numrin e personave që refuzojnë të regjistrohen, ESHS nuk ka numër të atillë, pasi nuk i trajtojmë si ‘refuzues’. Regjistruesit së bashku me instruktorët rajonalë dhe ata shtetëror, shkojnë disa herë për të biseduar me familjarët dhe në shumicën e rasteve ata pranojnë të regjistrohen. Kështu që nuk mund të flasim për numrin e refuzuesve”.

“Procedura për ata që refuzojnë të regjistrohen është – paraqitet rasti në ESHS (nuk ka akoma), prej ku për pas e denoncojnë në MPB dhe ata veprojnë sipas vendimeve ligjore”, thonë nga ESHS.

Advertisement

Kurse në lidhje me dënimet për ata që refuzojnë të regjistrohen, thanë se do të flasin kur do të kenë raste të tilla.

Ndryshe, deri dje në ora 20:00 janë regjistruar 1.132.484 persona, 353.356 amvisëri dhe 480.364 banesa./Telegrafi/

ESHS Maqedoni: Nuk i evidentojmë personat që refuzojnë të regjistrohen, regjistruesin tentojnë t’i bindin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy