ESHS tregon se si duhet të duken regjistruesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikës njoftoi se regjistruesit e angazhuar për nevojat e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021, kanë autorizime të veçanta të lëshuara nga Enti shtetëror i statistikës.

“Pjesa e përparme e autorizimit përmban të dhëna për regjistruesin: emrin dhe mbiemrin, numrin e kartës së identitetit, rajonin e regjistrimit dhe selinë e Komisionit të rajonit të regjistrimit. Në pjesën e pasme të autorizimit ka një numër nën të cilin është regjistruar në arkivat e Entit shtetëror të statistikës si dhe një nënshkrim nga drejtori dhe një vulë nga Enti shtetëror i statistikës”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.

Nga ESHS njoftojnë që kur regjistruesit vijnë në shtëpi ata duhet të tregojnë autorizimin dhe të identifikohen me kartën e tyre të identitetit.

“Nëse personi nuk ka një autorizim të tillë, Enti shtetëror i statistikës u bën apel qytetarëve që të mos e pranojnë atë në shtëpinë e tyre”, thonë nga ESHS.

Advertisement

Përveç autorizimit, regjistruesit do të veshin maica të markës që e mbajnë logon Regjistrimi 2021. Një njoftim piktorik i maicave i bashkëngjitet gjithashtu këtij njoftimi.

 

ESHS tregon se si duhet të duken regjistruesit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy