Filipçe: Spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vaksina seriozisht e zvogëlon rrezikun nga forma e rëndë e sëmundjes dhe sipas studimeve 20 herë e zvogëlon rrezikun nga vdekja. Dhe kjo duhet të jetë motivim për qytetarët. Një përqindje e madhe e pacientëve të sapodiagnostifikuar, 80 dhe disa përqind edhe nga ata të cilët janë në spital janë të pavaksinuar, që do të thotë se ky është problemi jo vetëm tek ne,. por gjithkund. Bisedojmë edhe me kolegët nga rajoni, gjithkund spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar”. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në Butel, ku kreu mbikqyrrje në punët ndërtimore të ambulancës së re.

Ai deklaroi se nuk mund të supozojnë si do të zhvillohet situata me pandeminë në botë.

“Me siguri që do të ketë lloje dhe mutacione të reja të virusit. Megjithatë, vaksina është ajo e cila mbron, e zvogëlon rrezikun nga rreziku i vdekjes disa herë ose nga forma e rëndë e sëmundjes. Dhe kjo është mënyra që ne t’i kthejmë jetët në normale. Për fat të keq, shikojmë se kemi qytetarë të cilët ende janë të pavaksinuar. Apeloj të vaksinohen, kjo është mënyra edhe të mbrohet shëndeti, ndërsa ne ta mbrojmë sistemin nga valët e mëtutjeshme dhe mbingarkesat”, tha Filipçe.

Ministri në pyetjen e gazetarëve rreth vdekshmërisë së personave të rinj, tha se kjo është ajo në të cilën kanë vëmendje të veçantë, por siç tha, për fat të keq janë personat e pavaksinuar.

Advertisement

“Çdo ditë kemi mbledhje me të gjithë udhëheqësit e institucioneve ku trajtohen pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes, në Klinikën Infektive, në Klinikat interne, në Institutin për TBC dhe në Kozle. Për fat të keq, janë njerëzit e pavaksinuar. Për fat të keq shumë vonë vijnë pacientët dhe atë e konstatuam disa herë përpara”, tha Filipçe.

Ministri potencoi se është mirë që për momentin ka stagnim në spitale.

Rreth protokolleve për trajtim, Filipçe potencoi se për të gjitha spitalet ka protokoll që disa herë është rishikuar sipas njohurive, por për rastet më të rënda bisedohet në mbledhjet koordinative.

“Ne saktë e dimë se si trajtohen pacientët. Trajtohen sipas protokollit adekuat me ilaçet më moderne. Nuk kemi mungesë të asnjë ilaçi. Ne jemi vendi i vetëm në rajon që ka antitrupa nga prodhuesi origjinal të cilën e marrim falënderim i Bankës Botërore. Numri më i madh i pacientëve në spitale dhe ky është problemi me të pavaksinuarit. Rreth 9 për qind e rasteve të vdekjes janë të vaksinuar, megjithatë ato janë pacientët të cilët me të vërtetë kanë gjendje të rëndë, kanë sëmundje tjera të rënda, edhe pse janë trajtuar sipas të gjitha standardeve për fat të keq nuk mund të ndihmohet”, theksoi Filipçe.

Advertisement

Filipçe: Spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy