Gjeniu 7-vjeçar nga Tetova me inteligjencë të jashtëzakonshme takohet me presidentin Pendarovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e ka pritur në Presidencë Makedon Dimitrievskin, 7-vjeçarin nga Tetova i cili ka inteligjencë të jashtëzakonshme.

Pendarovski në Facebook ka shkruar se nxënës të tillë janë me interes të veçantë për shoqërinë dhe meritojnë përkushtim maksimal nga shteti.

“Është nder i veçantë për mua që kam mundësinë të takoj Makedon Dimitrievskin. Gjeniu i vogël të magjeps me njohuritë e tij në matematikë, si dhe nga të folurit e gjuhëve të huaja. Këta nxënës janë me interes të veçantë për shoqërinë tonë dhe meritojnë angazhim maksimal nga shteti. Të krijojmë një mjedis stimulues që do të mbështesë, inkurajojë dhe drejtojë zhvillimin e fëmijëve me inteligjencë mbi mesataren”, ka shkruar Pendarovski.

Ndryshe, 7-vjeçari nga Tetova Makedon Dimitrievski e ka koeficientin e inteligjencës 134. Ai flet disa gjuhë, si atë arabe, kineze, gjermane dhe angleze.

Advertisement

Së fundmi ai fitoi një medalje të artë në nivel botëror në garën e lëndës së matematikës ku pjesëmarrës ishin 4000 garues. Ndonëse është klasa e dytë, ai i zgjidh detyrat e shkollave të mesme./Telegrafi/

 

Gjeniu 7-vjeçar nga Tetova me inteligjencë të jashtëzakonshme takohet me presidentin Pendarovski shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy