Ambasada gjermane në Shkup ka dhuruar 72 mijë teste të shpejta anti-gjene për Maqedoninë e Veriut.

Që nga fillimi i pandemisë, Gjermani nëpërmjet ambasadës, është kyçur me ndihmë teknike në aktivitetet për menaxhimin e pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp falënderoi ambasadoren gjemane Anke Holstein, duke thënë se ky është edhe një hap në bashkëpunimin e vazhdueshëm në vitet e fundit.

“Kemi biseduar për hapat e ardhshëm për bashkëpunim gjatë periudhës së pandemisë, që Gjermania e ka inicuar edhe në nivel të Bashkimit Evropian”, tha Filipçe në konferencë për shtyp, në t ëcilën së bashku me ambasadoren gjermane njoftuan për donacionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e ka mbështetur sektorin shëndetësor në RMV me rreth 1.450.000 euro./Telegrafi/

Gjermania i dhuron Maqedonisë së Veriut 72 mijë teste të shpejta për COVID-19 shkruan Telegrafi.