Gostivari me 69 të vdekur nga coronavirusi gjatë muajit gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë muajit gusht gjithsej 2.360 persona kanë rezultuar pozitiv në qytetin e Gostivarit me rrethinë.

Në ditë ka arritur numri i të hospitalizuaeve deri në 120 pacientë., kurse situata momentalisht ka përmirësim të dukshëm.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi bën të ditur që momentalisht ka 46 pacientë në trajtim spitalor, 30 prej të cilëve në mbështetje të oksigjenit. Sipas tij, numri i lartë i viktimave nga virusi, vjen si pasojë e agresivitetit që ka pasur sëmundja në valën e katërt.

“Gushti do të mbetet muaji më i rëndë deri më tani nga pandemia në Gostivar. Ka patur 69 vdekje, ndërsa numri i të shëruarve ka qenë 1.153”, shprehet Jakupi.

Advertisement

Ndryshe, ë 24 orët e kaluara në Gostivar ka patur katër të viktima nga Covid 19, tre kanë ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit dhe një në Shkup./Telegrafi/

Gostivari me 69 të vdekur nga coronavirusi gjatë muajit gusht shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy