Grubi: Propozimi francez hap negociatat dhe nuk cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskrzeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks.

Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, ë këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe ndodhitë e fundit në kuadër të procesit eurointegrues të vendit.

Grubi ka përshëndetur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Hungarinë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut e vlerëson përkrahjen hungareze për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me Bashkimin Europian, si dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës në këtë drejtim.

Ai theksoi se për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në kontest me rrethanat e reja gjeopolitike, debllokimi i procesit të eurointegrimit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE janë të rëndësisë së veçantë.

Advertisement

Grubi u shpreh i bindur tërësisht që propozimi europian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk cënon në asnjë formë identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

“Politikanët zgjidhen për të marrë vendime, prandaj nevojitet guxim për vendime që garantojnë të ardhmen e vendit, e jo që garantojnë karrierën personale të funksionarit. Opozita ka qenë gjithmonë kundër të gjitha qëndrimeve dhe vendimeve strategjike për vendin, ndërsa historia ka dëshmuar që kanë qenë në anë të gabuar”, tha Grubi./Telegrafi/

Grubi: Propozimi francez hap negociatat dhe nuk cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy