Inspektorati i tregut në Maqedoni këtë vit planifikon 19.211 mbikëqyrje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror i Tregut planifikon sivjet t’i zbatojë 19.211 mbikëqyrje, prej të cilave të rregullta 3551 ndërsa të jashtëzakonshme 14.652. Sipas planit vjetor parasheh edhe 1081 mbikëqyrje kontrolluese. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Planin vjetor të publikuar në ueb-faqen e tij, theksojnë se numri i mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme është më i madh për shkak të gjendjes me pandeminë, por se nëse vjen drejt uljes së numrit ose përfundimit të saj, inspektorati do t’u japë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta.

Sipas asaj që është parashikuar kontrollet do t’i zbatojnë 141 inspektorë shtetërorë të tregut dhe gjashtë inspektorë të tregut për sigurinë e produkteve.

Nga Inspektorati në Planin vjetor theksojnë se në bazë të analizave të viteve të kaluara, në këtë vit, si fusha të rrezikshme edhe më tej mbeten hotelieria dhe tregtia. Theksojnë se numri më i madh i parregullsive janë konstatuar sipas Ligjit për tregti dhe Ligjit për hotelieri.

Mbikëqyrjet do të bëhen tek persona juridikë dhe fizikë dhe subjekte të tjera dhe planifikohet të përfshihen 30 mijë subjekte. Veprohet për parashtresa nga qytetarët dhe institucionet e tjera por edhe në aksione të organizuara në nivel ë Inspektoratit.

Advertisement

Aktivitetet që i ndërmarrin janë në pajtim me Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut me të cilin rregullohen kompetencat dhe autorizimet si edhe ligjet e veçanta dhe aktet nënligjore nga sfera e tregtisë, hotelierisë, turizmit, mbrojtja e të drejtave me pronësi industriale në qarkullim, zejtaria, mbrojtja e konsumatorëve, siguria e produkteve dhe ngjashëm.

Në dokument qëndron se sivjet janë planifikuar më shumë mbikëqyrje të jashtëzakonshme se ato të rregullta për shkak të gjendjes me pandeminë me Kovid-19. “Në momentin e zvogëlimit ose përfundimit të pandemisë ISHT do të bëjë ndryshime dhe plotësime të Planit vjetor për punë për vitin 2021 duke u dhënë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta inspektuese”, qëndron në Planin vjetor.

Në planin vjetor theksojnë se në zbatimin e aktiviteteve janë duke u përballur me faktorë të cilët e vështirësojnë punën dhe ndikojnë në mënyrë negative në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara inspektuese. Në mesin e tyre numërohen numri i pamjaftueshëm i inspektorëve, struktura e pavolitshme e moshës së inspektorëve me mbi 55 vjeç, si edhe mosekzistimi i departamenteve të tëra.

Inspektorati i tregut në Maqedoni këtë vit planifikon 19.211 mbikëqyrje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy