Ivanovska: Kovaçevski të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij në Uashington

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska sot në përgjigje të pyetjes nëse ekziston dyshim për korrupsion, duke marrë parasysh atë se kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka marrë fëmijët e tij në takim pune në Uashington, deklaroi se ai duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin.

“Do të thotë duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin, pasi kështu lë përshtypje të keqe, perceptim i keq krijohet nëse babai është funksionar, e mundet tërë familjen ta marrë në udhëtim. Nuk është rasti i vetëm, për fat të keq ky perceptim duhet të ndryshojë. Kjo do të ndryshojë me gjendjen faktike. Le të shkojë, le të udhëtojë, por le të tregojë se kush e mbulon këtë”, tha Ivanovska.

Për atë nëse do të hapin lëndë për këtë rast, ajo tha se vendimin do ta marrin sot në kolegium dhe do të informojnë për këtë.

Ivanovska: Kovaçevski të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij në Uashington shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy