“Ivermectin” dhe vaksina shpresë për shpëtim nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksina “Pfizer” arrin në fillim të shkurtit, ndërsa që nga dje në barnatore ilaçi “Ivermectin” mund të merret vetëm me recetë nga një mjek amë. Tani për tani, situata me covid në vend është e qëndrueshme, thonë autoritetet.

Ivermectin është në dispozicion për qytetarët në barnatore

“Ilaçi ERMETIN (ivermectin) tabletë 3 mgx10 në një paketë, nga prodhuesi World Medicine Ilac San.Ve.Tic. nga Turqia në barnatore me një çmim të aprovuar me pakicë është 299 denarë. Ilaçet mund të merren vetëm me recetë nga një mjek i amë ose një mjek specialist. Mund të përdoret në trajtim në shtëpi dhe spital dhe mund të merret në mënyrë parandaluese, vetëm me rekomandimin e mjekut, nëse një person ka qenë në kontakt me kovid pozitiv. Disa studime klinike që vlerësojnë efikasitetin e ivermektinës në pacientët me COVID-19 janë duke vazhduar dhe/ose rezultatet e tyre përfundimtare nuk janë publikuar akoma në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermectina ka një efekt të dobishëm në profilaksinë e COVID-19 në personat e ekspozuar, si dhe në terapinë e pacientëve me pamje klinike të lehtë, mesatare-të rëndë dhe të rëndë”, tha ministri Venko Filipçe.

Sipas disa prej pulmonologëve tanë – ivermectina shkurton qëndrimin e pacientëve në spital, dhe jep rezultate pozitive në uljen e shkallës së vdekshmërisë nga virusi. Qytetarët po presin para farmacive për të mësuar nëse ilaçi ka mbërritur. Farmacistët thonë se vazhdimisht po pyeten nëse ilaçi ka mbërritur dhe sa kushton.

Advertisement

Qeveria ka pranuar Propozim-Programin për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë për 2021. Ai përmban një plan për sigurimin e nevojave vjetore për vaksina për imunizim të detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike./Telegrafi/

“Ivermectin” dhe vaksina shpresë për shpëtim nga coronavirusi në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy