Kapitulli i 27-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Mjedisi jetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapitulli i 27-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Mjedisi jetësor

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 27-të: Mjedisi jetësor

Politika mjedisore e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Ajo bazohet në veprimet parandaluese, parimin ndotësi paguan, luftimin e dëmeve mjedisore në burim, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis përfshin mbi 200 akte ligjore kryesore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rrezikut, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (GMO), zhurmën dhe pylltarinë. Pajtueshmëria me acquis kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e pajisur mirë në nivel kombëtar dhe lokal është e domosdoshme për zbatimin e acquis mjedisor.

Advertisement

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Advertisement

Kapitulli i 27-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Mjedisi jetësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy